Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të gjithë do të pendohen kur ti´u afrohet vdekja

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Sherh Ighathat-il-Lahfan (20)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighasah-12-2-1435-01.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Imam Ibn-ul-Kajim (rahimahullah) ka thënë:

”Nëse robi ka çdo gjë në botë dhe përjetonë të gjithë ëmbëlsinë e saj dhe kënaqësinë, por nuk ka dashuri për Allahun, nuk ka përmallim për Të dhe nuk ndjehet i rehatshëm me Të, atëherë ai është sikurse ai nuk ka përjetuar asnjë kënaqësi, lumturi apo gëzim fare. Zemrës që i mungon tërë kjo do të dënohet nga e gjithë që i është dhënë dhe që ka përjetuar. Ai do të dënohet me atë që dikur kënaqej. Dënimi do të bëhet në dy mënyra:

E para: Ai do të humbasë atë me të cilën kënaqej edhe pse është aq i lidhur për të.

Së dyti: Ai do të humbas diçka që është më e mirë, më e dobishme, dhe mbi të gjitha e përjetshme”1.

وَحِيلَ بَيْنَهُمْ وَبَيْنَ مَا يَشْتَهُونَ كَمَا فُعِلَ بِأَشْيَاعِهِم مِّن قَبْلُ إِنَّهُمْ كَانُوا فِي شَكٍّ مُّرِيبٍ

”Dhe ka ekzistuar distancë në mes tyre dhe asaj që dëshironin ata, ashtu siç është vepruar me të ngjashmit – më parë. Me të vërtetë, të gjithë ata kanë qenë në dyshim të madh.” 2

Si rezultat, ai pendohet kur vdes:

حَتَّى إِذَا جَاء أَحَدَهُمُ الْمَوْتُ قَالَ رَبِّ ارْجِعُونِ لَعَلِّي أَعْمَلُ صَالِحًا فِيمَا تَرَكْتُ

Kur t’i arrijë vdekja ndonjërit prej tyre (mohuesve), ai thotë: “O Zoti im, më kthe (në këtë Botë), që të punoj më mirë në ato që i kam lënë!” 3

Askush nuk e ndien afërsinë e vdekjes vetëm se do të pendohet. Nuk ka rëndësi nëse ai është besimtar apo jo. Nga njëra anë, besimtari do të pendohet pse ai nuk ka bërë më shumë vepra më të mira. Në anën tjetër, kafiri do të pendohet për shkak se e ka parë dënimin e tij në formën e zjarrit. Si pasojë, ai thotë:

حَتَّى إِذَا جَاء أَحَدَهُمُ الْمَوْتُ قَالَ رَبِّ ارْجِعُونِ لَعَلِّي أَعْمَلُ صَالِحًا فِيمَا تَرَكْتُ

“Kur t’i arrijë vdekja ndonjërit prej tyre (mohuesve), ai thotë: “O Zoti im, më kthe (në këtë Botë), që të punoj më mirë në ato që i kam lënë!”


1 Ighathat-ul-Lahfan (1/52).

2 34:54

3 23:99-100

Shpërndaje: