Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të gjykuarit me ligjet njerëzore

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Ligjërata: Et Tekfir bejnel-Ifrat uet-Tefrit

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Një nga çështjet më të vështira dhe një mungesë qartësie për disa të rinj është gjykimi jo me ligjin e Allahut. Ne dëshirojmë të na sqarosh këtë!”

Përgjigje: “Dijetarët e kanë sqaruar këtë çështje. Sqarimi më i përafërt është në librin ‘Tefsiri i Kur´anit’ nga Ibën Kethir. Ai thotë se ai i cili gjykon me diçka tjetër nga ajo që Allahu ka zbritur, duke besuar se është më i mirë se sa Libri dhe Ligji i Allahut, apo se ligji (të cilin ai përdorë) është i njëjtë me ligjin e Allahut dhe se ai ka mundësi zgjedhjeje (nga ana e Allahut), nëse dëshiron gjykon me atë që ka zbritur Allahu apo gjykon me diç tjetër, personi i tillë pa dyshim është kafir. Ky person është kafir pa kundërshtim nga ana e dijetarëve. Nëse ai beson se Ligji i Allahut është e Vërteta dhe ligjet e njeriut janë të kota, mirëpo ai gjykon me ligje njerëzore për shkak të lakmive vetjake, apo nga shpresa (për diçka nga pasuria e kësaj bote), ai konsiderohet të jetë i padrejtë dhe mëkatar. Megjithatë ai nuk konsiderohet kafir përderisa beson se është obligim të gjykuarit me ligjin e Allahut, ndërsa të gjitha ligjet tjera janë të kota. Megjithatë ai e bën këtë veprim për të marrë një punë ose diçka tjetër të kësaj bote, besimi i tij mbetet. Ai ende beson se gjykimi i Allahut është e Vërteta dhe se është obligim të gjykuarit me të, besimi i tij mbetet. Ky person është mëkatar e jo kafir.”

Shpërndaje: