Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është e lejuar për një vajzë muslimane e cila jeton në ndonjë shtet kufri, ta heqë mbulesën për shkak që të vazhdojë studimet, për shkak se në atë shtet, e kanë bërë rregull që ta pengojnë nga mësimi çdo vajzë të mbuluar?
Përgjigje: Studimet, nuk janë të domosdoshme. Ajo ka mundësi që të mësoj në shtëpinë e saj, nga vëllai i saj, babai apo nëna. Të mësojë shkrimin dhe leximin gjë e cila i mjafton asaj.
Sa për studimet, për të cilat obligohet të heqë mbulesën, një gjë e tillë nuk është e lejuar. Studimet nuk janë të obliguara.
Mësimet e obligueshme janë mësimet e fesë të cilat mund të arrihen në shtëpi, tek të afërmit, apo tek muslimanet me të cilat njihet ajo. Nëse ka institucione islame të cilat kanë ngritur shkolla dhe, ajo mund të shkoj për të mësuar në to, duke qenë të pavarur nga jobesimtarët, kjo do të ishte mirësia më e madhe.