Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të jesh polic në vende ku nuk gjykohet me Sheriat

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (487)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Ka një hadith në të cilin përmenden prijësit të cilët marrin njerëz të këqij dhe largojnë njerëzit e mirë, dhe se Profeti salallahu alejhi ue selem ka ndaluar që të jesh rreshter i tyre (rreshter ushtrie), mbledhës i taksave apo polic. A është e ndaluar për ne që të punojmë në këto punë, apo në të gjitha llojet e punëve?”

Imam Albani: “Ata dhe ata të cilët janë të njëjtë si ta, e nuk po them ata dhe të tjerët. Është e qartë se ky ndalim është për shkak se prijësit nuk lënë që Islami të gjykojë. Megjithatë, ne nuk duhet të themi se kjo ndikon në të gjitha punët brenda këtij shteti. 

Ne e dimë se ka punë që nuk e mbështesin prijësin i cili nuk qeverisë me atë që Allahu ka shpallur. Le të marrim shembullin më të thjeshtë:

imami, myezini, shërbëtori i xhamisë dhe të ngjashme, nuk mund të imagjinohet se këto punë mbështesin qeverisjen e dëmshme në të cilën ka punë të cilat janë të ndaluara. Por këto pozita mbështesin qeverinë sipas asaj që Allahu ka shpallur.

Në lidhje me shembujt që i përmenda më parë dhe të mësuarit fëmijëve leximin e Kur’anit, Sheriatin Islam dhe bazat, ato nuk konsiderohen nga punët e ndaluara të cilat ceken në hadith.”

Shpërndaje: