Alameh Muhammed bin Hadi el-Medkhali
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Sepse në shtete joislame, jobesimtarët i ndihmojnë vëllezërit e tyre jobesimtarë, sepse ata janë të njëjtë. Thotë Allahu në Kuran:
“Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni sikurse nuk besuan vetë…” (4:89)
Ata punojnë që të na lajthitin neve. Allahu na faltë dhe na shpëtoftë.
Ashtu siç Allahu thotë:
“Allahu dëshiron t’ju pranojë pendimin, e ata që ndjekin epshet e tyre, dëshirojnë që ju të shmangeni në tërësi (nga rruga e drejtë). Allahu dëshiron t’u lehtësoj barrën (dispozitat) juve, sepse njeriu është krijuar i dobët (për t’u përballuar epsheve).” (4:27,28)
Ata nuk donë nga ne vetëm se këtë.
“Çifutët dhe të krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri sa ti të pasosh fenë e tyre.” (2:120)
“Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni sikurse nuk besuan vetë dhe bëheni të njëjtë. Mos zini miq prej tyre…” (4:89)
“Jobesimtarët janë armiq tuaj të hapët.” (4:101)
Ajo që është e rëndësishme të dimë këtu se, kjo është çfarë ata kërkojnë, dhe në këtë rast ata kanë qenë fitimtar ndaj kësaj gruaje dhe burrit të saj (që u përmendën në pyetje). E lusim Allahu të na falë dhe të na shpëtojë. E shfrytëzoj rastin të them: Qëndrimi në vende joislame është shumë i rrezikshëm. Frika është se, ata të cilët jetojnë atje (prej myslimanëve) shumë lehtë mund të devijojnë dhe të çoroditen.
Ndërsa Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Unë distancohem nga ai mysliman i cili jeton në mesin e jomyslimanëve (mushrikëve).”
Të pranishmit thanë: Përse o i Dërguar i Allahut? Ai tha: “Zjarret e tyre nuk duhet të jenë të dukshme për njëri-tjetrin.”
Për shembull, nëse ti je me një jobesimtarë në një vend shkretëtirë, largohu nga ai deri në atë masë saqë, sikur ai të ndez zjarr të mos e shohësh ti zjarrin e tij dhe anasjelltas. Ndërmjet atij (jobesimtarit) dhe teje duhet të ketë largësi saqë të mos i´a shohësh fytyrën, sepse kështu do të jesh i sjellshëm, i mëshirshëm, i butë e tolerant ndaj tij, e më pas gjërat do të duken normale. Kështu ndodhë kur myslimani udhëton në ndonjë shtet joislam. Në fillim ai do të urrej shumë gjëra. Nëse do të qëndroj ndonjë ditë, urrejtja do të zvogëlohet. Po të vazhdojë qëndrimin në atë shtet me muaj, urrejtja do të zvogëlohet me të madhe. E kështu vije koha deri kur ta humbas urrejtjen në tërësi, e që mund edhe të kaloj kufirin e fundit ku, do të bëj atë çfarë bëjnë ata. E prej këtu, ia drejtoj këshillën time vëllezërve tanë myslimanë të cilët jetojnë në shtete joislame, që të kenë frikë ndaj Allahut për vetveten dhe fëmijët e tyre qofshin ata meshkuj apo femra.
Sepse atje në ato shtete nëse fëmija i mbush tetëmbëdhjetë vjet, babai i tyre nuk është më përgjegjës për ta. Andaj, vajza mund të dalë kur të dojë dhe të bëj çfarë të dojë. Ajo mund të bëj zina dhe nuk ka asnjë problem për të. Ti nuk mund t’i flasësh asaj për këtë gjë edhe pse je babai i saj. Ajo mund të ankohet tek autoritetet përgjegjëse, dhe ata shumë lehtë mund të burgosin.
Kështu mund të ndodh edhe me djalin tënd. Ai mund të bëj veprime të këqija dhe imorale, dhe ti nëse qon dorë mbi të, do të burgosin menjëherë. Çfarë është mirësia e të qëndruarit në këto shtete?! Andaj, është obligim për myslimanët që të fillojnë për t’u shpërngulur në shtetet islame; aty ku të munden.
Shumë prej njerëzve, dëshirojnë të shpërngulen në A. Saudite. Kjo është e mirë nëse mund të ndodhë. Por nëse kjo nuk është e mundshme, atëherë duhet të shpërngulen në çfarëdo shteti tjetër islam. Dhe padyshim se, kjo është më e mirë sesa të jetosh në ndonjë shtet të jobesimtarëve. Është për keqardhje fakti i një keqkuptimi bashkëkohor. Ata që shkojnë për të jetuar në shtete joislame, i quajnë emigrantë (muhaxhirë)! Siç edhe e dëgjuam edhe në edicionet e lajmeve duke thënë: “Është përmbysur një varkë në brigjet e Afrikës Veriore dhe janë mbytur emigrantët të cilët shkonin në Itali.” Në lajmet e natës së kaluar ishte se i kanë gjetur nëntëdhjetë apo dyzetë trupa të vdekur të emigrantëve… Këta janë emigrantë?! Shpërngulja (hixhreti) bëhet prej shtetit joislam në atë islam dhe jo e kundërta. Ky është keqinterpretim. Po e përsëris se, shpërngulja bëhet prej shtetit joislam në atë islam. Ata nuk janë emigrantë, ata janë bojkotues të fesë së tyre duke shkuar në shtete joislame.
Duhet të përmend që, shumica e tyre nuk shkojnë atje për arsye të lejuara sipas ligjit islam, si p.sh.: Mësimi i ndonjë shkence të patjetërsueshme e cila nuk mund të mësohet tek shtetet islame, apo të mjekuarit e ndonjë sëmundjeje e cila nuk mund të bëhet tek shtetet islame, apo për shkaqe tregtare, ku i bëhet obligim udhëtimi në atë shtet… Jo. Shkojnë atje për të arritur atë që është e paarritshme në vendet e tyre. Shkojnë në shtetet e Bashkimit Evropian ose në Amerikë. Prej gjërave të tjera që i shtyn njerëzit të bëjnë këtë, janë reklamat e ndryshme nëpër faqe të ndryshme të internetit, ku nëse klikon mbi atë (reklam), do të vije përgjigja: Urime, keni leje për të jetuar në SHBA, ju lutemi thirrni në numrin vijues. Kjo është vetëm një mënyrë për të grabitur nga njerëzit.
Andaj, i këshilloj vëllezërit tanë që jetojnë atje, të kenë frikë Allahun e Lartësuar, e të mos jetojnë në shtete të jobesimtarëve përveç me arsye. Dhe arsyet vlerësohen sipas nevojës. E kur të mos ekzistojë nevoja, nuk lejohet qëndrimi në ato shtete.