Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të kapurit për mendime dhe braktisja e sunnetit

Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmij (v. 1429)
Ue enne hadha Sirati Mustakima, fq. 32-33
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Një bidat tjetër është të kapurit për mendime dhe braktisja e sunnetit dhe haditheve autentike të profetit ﷺ. Për shembull, dikush thotë unë po e pasojë verbërisht Ebu Hanifen dhe ai është më i ditur për sunnetin se sa unë dhe prandaj nuk e kundërshtojë mendimin e tij, e pason mendimin e tij në vend të sunnetit të profetit.

E njëjta vlen nëse dikush kishte të njëjtin qëndrim ndaj Malikut, esh-Shafeiut, Ahmed bin Hanbelit ose ndaj dikujt tjetër. Asnjëra prej këtyre nuk lejohet.

 Vetë imamët ndaluan që mendimet e tyre të pranohen në vend të sunnetit të të dërguarit të Allahut. Të gjithë u distancuan nga një sjellje e tillë, megjithëse pasuesit e tyre e teprojnë me ta dhe i japin përparësi mendimeve të tyre mbi fjalët, veprat dhe miratimin e profetit ﷺ.

Shpërndaje: