Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetësi: A lejohet që burri t’i këndoj gruas së tij, dhe cili është gjykimi për këngët?
Përgjigje: Këngët nuk lejohen. Këngët janë një prej llojeve të së kotës (bosh).
Allahu ka thënë:
“Ka nga njerëzit që blenë biseda boshe me qëllim që t’i largojnë njerëzit prej rrugës së Allahut…” (31:6)
Në vend të dëgjimit të Kuranit, ata dëgjojnë këngë. Të kënduarit është zëri i shejtanit – Kurani i shejtanit, ndërsa Kurani është fjala e Allahut. Këto dy nuk mund të bashkohen.
Ibn-ul-Kajim ka thënë se: “Dashuria për Kuranin dhe për këngët nuk mund të bashkohen në zemrën e robit.”
Nuk mundësh që ta duash Kuranin dhe në të njëjtën kohë t’i duash këngët!
Ti duhet ta duash Kuranin dhe përmendjen e Allahut (azze ue xhel). Nëse ti jepesh pas këngëve, gjërave të kota dhe lojërave, këto do të largojnë nga përkujtimi i Allahut dhe Kurani.