Imam Zejnud-Din Ibn Rexheb El-Hanbeli (v. 795h)
Burimi: Et-Tekh`uijfu minen Nar, fq. 49-51
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu i Lartësuar ka thënë:
الَّذِينَ يَذْكُرُونَ اللَّهَ قِيَامًا وَقُعُودًا وَعَلَىٰ جُنُوبِهِمْ وَيَتَفَكَّرُونَ فِي خَلْقِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ رَبَّنَا مَا خَلَقْتَ هَٰذَا بَاطِلًا سُبْحَانَكَ فَقِنَا عَذَابَ النَّارِ
”Për ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë dhe që meditojnë për krijimin e qiejve dhe të Tokës (duke thënë:) ”O Zoti ynë! Ti nuk i ke krijuar kot këto – lartësuar qofsh (nga çdo e metë)! Prandaj na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit.” 1
Deri tek fjala e Tij:
فاسْتَجَابَ لَهُمْ رَبُّهُمْ
”Dhe Zoti iu përgjigj lutjes së tyre.” 2
Në dy Sahihat përcillet nga Ebi Hurejra se Profeti صلى الله عليه وسلم kur i përmendi Melaiket të cilët shkojnë në mexhliset (tubimet) e dijes duke thënë:
”Allahu i Lartësuar i pyet ata (melaiket) dhe Ai është më i Ditur se ata dhe u thotë: Nga çfarë kërkojnë mbrojtje?
Ata përgjigjen: Nga zjarri.
Ai iu thotë: A e kanë parë atë (zjarrin)?
Ata përgjigjen: Jo pasha Allahun ata nuk e kanë parë.
Ai iu thotë: Si do të ishte nëse ata do ta kishin parë atë?
Ata përgjigjen: Nëse ata do ta kishin parë atë, do t`ia mbathnin dhe do t`u frikësonin më shumë prej tij.
Ai iu thotë: Dëshmoni pra se Unë i kam falur ata.”
Gjithashtu transmeton Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxhe nga Enesi se profeti صلى الله عليه وسلم ka thënë:
”Nuk ka musliman i cili i kërkon Allahut xhenetin tre herë, vetëm se xheneti do të thotë: Zoti im! Fute atë në xhenet, dhe kushdo që kërkon mbrojtje nga zjarri tri herë, zjarri thotë: Zoti im! Mbroje atë nga zjarri.”
Transmetohet nga Muxhahidi (Allahu e mëshiroftë!) se ka thënë: ”Në ditën e gjykimit do të urdhërohet që robi të futet në zjarr dhe (zjarri) fillon të dridhet.”
I thuhet atij: “Çfarë ke? Çfarë ke?”
Përgjigjet dhe thotë: “Ai (robi) ka pas kërkuar strehim ndaj meje.”
Thuhet: “Lëreni të lirë.”
Ata El-Khurasanij (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: ”Kush kërkon strehim tek Allahu nga xhehenemi shtatë herë, xhehenemi thotë; Unë nuk kam nevoj për ty.”
1 Ali Imran 3:191
2 Ali Imran 3:195