Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të kërkuarit ndihmë xhinëve gjatë rukjes?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan (91)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A i lejohet personit që bënë rukje të kërkojë ndihmë nga xhinët kur kjo është e domosdoshme dhe veçanërisht nëse kurimi është i vështirë?

Përgjigje: Allahu na ruajt nga kjo. Nuk lejohet t’u kërkohet ndihmë xhinëve:

“Dhe vërtet që pati burra nga njerëzit të cilët u kërkonin mbrojtje disa burrave nga radhët e xhinëve, por ata (xhinët) ua shtuan atyre edhe më shumë edhe më shumë frikën dhe pasigurinë.” Xhin, 72:6

Nuk lejohet t’u kërkohet ndihmë xhinëve fare.

Shpërndaje: