Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (77), min: 1:06:10
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/0-Ighastah18-01-1439h.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Në perëndim ekzistojnë programe televizive, ku ata që kanë pranuar islamin rishtazi, flasin për të kaluarën dhe mëkatet e tyre, me shpresën se njerëzit do t’i japin fund mëkateve, që ata vetë e kishin zakon t’i vepronin.
Përgjigje: Këto fjalë janë të kota. Ai nuk duhet të tregojë atë që ai veproi para se të pendohej. Allahu e ka fshehur atë, kështu që ai nuk duhet të zbulojë veten. Ai nuk duhet të zbulohet pasi që Allahu e ka fshehur atë. Përkundrazi, ai duhet të lavdërojë Allahun për shkak që ai është penduar dhe larguar nga gjërat e tilla.