“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Të krishterët e kundërshtojnë Mesinë

Imam Shems-ud-Din bin Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)

Burimi: Hidjaat-ul-Hajara, fq. 239

Përktheu: Valdet Gashi

www-perlatmuslimane.com

Mesihu ishte bërë synet1 dhe urdhëroi synetimin2, sikurse vepruan edhe Musai, Haruni dhe të gjithë profetët përpara Mesiut.

Mesihu ndaloi mishin e derrit, mallkoi ngrënësit e tij dhe e dënoi këtë në mënyrën më të ashpër3. Kjo është diçka që vetë të krishterët e pranojnë. Ai e takoi Allahun pa ngrënë sasinë më të vogël të mishit të derrit asnjëherë. Ndërsa të krishterët e adhurojnë Allahun me ngrënien e derrit.

Dhe kur kaluan të tetë ditët, pas të cilave ai duhej bërë synet, ia vunë emrin Jezus, emër të dhënë nga engjëlli para se ai të ngjizej në bark. (Luka 2:21).

Në moshën tetë ditësh, çdo mashkull i juaj do të bëhet synet, dhe kjo nga një brez në tjetrin, qoftë ai i lindur në shtëpi, qoftë ai i blerë me para nga çdo i huaj që nuk është një pasardhës i yt. (Zanafilla 17:12).

Ata që hanë mish derri, gjëra të neveritshme dhe minj, do të konsumohen të gjithë”, thotë Zoti. (Isai 66:17).

Shpërndaje: