Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të krishterët nuk janë moneteistë

Shejkh-ul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (v. 728)

Burimi: er-Radd ala esh-Shadhili, fq. 170-171

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com 

E njëjta gjë vlen edhe për vëllezërit e tyre të krishterë për të cilët thuhet se besojnë në një zot me tre qenie. Sipas tyre, vetëm qenia e Birit është mishëruar në Mesinë ndryshe nga Ati dhe Shpirti i Shenjtë. Përveç kësaj, ata pohojnë se Mesiu është një zot që krijon dhe jep furnizim.

Është një nga kontradiktat më të mëdha që ekzistojnë. Nëse ata i shpjegojnë qeniet si cilësi, atëherë cilësitë as nuk mund të krijojnë, lindin apo të mishërohen në diçka tjetër përveç qenies. Dhe nëse shpjegojnë qeniet si tre qenie të pavarura, ata do të duhet të pohojnë tre zota.

Ata thonë se Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë janë një zot. Si shembull, ata japin një person që është mjek, llogaritës dhe shkrimtar; ai ka një marrëdhënie të veçantë me mjekësinë, një për llogaritje dhe një për shkrime. Megjithatë, shembulli i tyre nuk mund të zbatohet në besimin e tyre sepse kjo ka të bëjë me një qenie me tre cilësi. Është e pamundur që një cilësi të mishërohet në ndonjë gjë tjetër përveç qenies ose cilësive të saj. Ose ata janë të detyruar të anulojnë trinitetin ose mishërimin.

Prandaj, të krishterët janë të femohues në dy bazat e fesë: në dëshminë për monoteizmin dhe shpallje. Ata e zhvleftësojnë monoteizmin me trinitetin dhe shpalljen me mishërimin dhe besimin rreth hyjnisë së Mesisë.

Shpërndaje: