Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Bab el-Lika el-Maftuh (3 A)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A i lejohet një gruaje muslimane që të mjekohet nga një grua e krishterë?
Imam Uthejmin: Para së gjithash, unë dua të diskutoj me ty fjalën “krishterë” (مسيحية). Çfarë do të thotë kjo?
Pyetësi: Kjo do të thotë se ajo e pason Krishtin (المسيح).
Imam Uthejmin: A me të vërtetë ajo e pason Krishtin?
Pyetësi: Jo, por ajo pretendon kështu.
Imam Uthejmin: Nëse ajo e kishte pasuar me të vërtetë Krishtin, atëherë ajo do të ishte konvertuar në Islam. Islami e ka shfuqizuar fenë e Krishtit, sikurse Krishti e ka shfuqizuar judaizmin. Ata pajtohen se feja e tyre e ka shfuqizuar judaizmin, por ata nuk pajtohen se Islami ka shfuqizuar fenë e tyre. Pos kësaj, Allahu thotë:
وَمَن يَبْتَغِ غَيْرَ الإِسْلاَمِ دِينًا فَلَن يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ
“Dhe kushdo që kërkon ndonjë fe tjetër përveç Islamit, ajo kurrë nuk do t’i pranohet atij dhe në botën e pastajme ai do të jetë prej të humburve.” 3:85
Prandaj, ti duhet ta quash atë me atë që Allahu e quan, dhe të thuash se ajo është një nasare. Tani ti mund të shtrosh pyetjen tuaj.