Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të kuptuarit e Tekfircave ”Beslidhja me kufarët”

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (957)

Data e fetvas: 29/1-1411 ose 20/8-1990

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Sistemi i partisë Ba’th është sistem kufri. Por unë nuk them se të gjithë që janë në partinë Ba’th janë kufarë. Ata mund të jenë të devijuar, injorantë. Ne duhet t’ua shpjegojmë të vërtetën atyre. Por, sa i përket vetë sistemit, ai është pa dyshim jo-islamik dhe ajo që është jo-islamike është i kufër dhe jo mysliman. Qëllimi është në:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ لاَ تَتَّخِذُواْ الْيَهُودَ وَالنَّصَارَى أَوْلِيَاء بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاء بَعْضٍ وَمَن يَتَوَلَّهُم مِّنكُمْ

O besimtarë! Mos i konsideroni për miq jehudët dhe nasarat! Ata janë miq të njëri-tjetrit. Kushdo që prej jush i konsideron ata për miq, ai është me ta.” 5:51

Ai bëhet njëri prej tyre qoftë në aspektin e besimit, apo të veprave. Nëse është në besimin e tyre, atëherë ai u takon atyre plotësisht. Dhe në qoftë se është në vepër dhe jo në fe, atëherë ai i takon atyre në aspektin e veprave. Kjo është në shumë hadithe dhe ajete Kuranore. Një shembull është hadithi:

”Kush i përngjason një populli, ai është prej tyre.”

Është e çuditshme se njerëzit e dinë këtë hadith dhe e injorojnë atë. Por, menjëherë kur bie fjala për ajetin e sipër ata bëjnë tekfir mbi një individ. Si e kuptoni këtë hadith atëherë? Si e praktikonë atë? Nëse ti thua se hadithi do të thotë se kushdo që i ngjan një populli është kafir dhe ka dalë nga feja, kështu që ka shumë kufarë sot në mesin e atyre që u ngjajnë atyre. Por kjo nuk është kuptimi i hadithit. Hadithi nuk do të thotë se ai ka të njëjtin besim sikurse ata, përveç natyrisht nëse ai në të vërtetë e ka. Por në qoftë se ai vetëm i ngjason ata në pamje, kështu që ai i takon atyre me pamje dhe jo me zemër. Një tjetër hadith është:

”Kushdo që nuk i mëshiron të vegjlit tanë, pleqtë tanë dhe nuk e njeh të drejtën e dijetarit nuk na perket neve.”

A do të thotë se personi është kafir? Jo.Gjuha arabe është shumë e gjerë. Prandaj, nuk është e lejuar për të interpretuar këtë ajet në një mënyrë siq interpretohet nga një grup i quajtur ”Xhema’at-ut-Tekfir uel-Hixhrah” dhe që sot quhet ”Xhama’at-ul-Xhihad”. Ata bëjnë tekfir mbi të gjithë pushtetarët. Të gjithë pushtetarët kanë diplomatë, punëtorë dhe të tjerët që ata përdorin. Sipas këtyre, ata janë të gjithë prej tyre. Ata janë me ta në mënyrë të detajuar. Për derisa ajo është një akt që ka të bëjë me këtë ajet, kështu që duhet ti shmangesh Tekfirit.

Bejhekiu transmetoi me një zinxhir të saktë transmetimi se Umer bin Hatabi radijAllahu anhu mori një letër nga një vend. Letra do të lexohej me zë të lartë në xhami dhe ishte shkruesi i Ebu Musa el-Esh’ariut që do ta lexonte atë. Umeri e urdhëroi Ebu Musën që ti thotë shkruesit që të shkoj në xhami dhe ta lexoj atë. Ebu Musa ia ktheu se shkruesi është një i krishterë dhe për këtë arsye nuk mund të hyjë në xhami. Umeri ishte i habitur që ai ishte një i krishterë dhe lexoj ajetin:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ لاَ تَتَّخِذُواْ الْيَهُودَ وَالنَّصَارَى أَوْلِيَاء بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاء بَعْضٍ وَمَن يَتَوَلَّهُم مِّنكُمْ

”O besimtarë! Mos i konsideroni për miq jehudët dhe nasarat! Ata janë miq të njëri-tjetrit. Kushdo që prej jush i konsideron ata për miq, ai është me ta.”

A nuk gjete asnjë mysliman i cili mund të shkruaj në mënyrë që ti u detyrove ta gjesh një kafiri të krishterë?

Deri tani Umari shtriu domethënien nga ana praktike [bashkimi me kufarët]. Kjo nuk është e lejuar, por kjo nuk do të thotë se Ebu Musa doli nga feja. Nëse ai kishte mundësi ta gjej një shkrues i cili nuk ishte kafir, kështu që ai bëri gabim. Dhe në qoftë se ai nuk ka gjetur një të tillë, e cila është situata aktuale me qeveritë që përdorin njerëzit të huaj të arsimuar, kështuqë unë nuk shoh asnjë problem me këtë. Ndërsa nëse simpatizon me ta, i mbështet ata dhe e ke zemrën të lidhur për ta, kështu që kjo qështë mosbesim i plotë.

Shpërndaje: