“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Të lagen rrobat e brendshme pas urinimit

Imam Shems-ud-Din bin Kajim-il-Xheuzijjeh (v. 751)

Burimi: Ighathat-ul-Lahfan (1/105-106)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ibn Kudameh ka thënë:

“Pas urinimit është e rekomanduar që të spërkas organin gjenital dhe veshjet e brendshme për të shmangur vesveset. Kur e ndien lagështinë ai e bind veten se është uji që ka spërkatur.”1

El-Hakam bin Sufjani ka thënë:

“Pasi që profeti ﷺ urinonte merrte abdes dhe spërkaste vendin.”

Në një transmetim tjetër thuhet:

“Unë e pashë të dërguarin e Allahut ﷺ duke urinuar pas së cilës ai spërkati ujë mbi organin gjenital të tij.”2

Ibn Umeri (radijAllahu anhu) e kishte zakon të spërkaste organin gjenital me ujë saqë të brendshmet e tij lageshin.

Kur një burrë iu ankuan Imam Ahmedit se gjejnë lagështi nga organi i tij gjenital, ai e urdhëroi ata të spërkas me ujë në organin gjenital pas urinimit dhe i tha:

“Mos u shqetëso për këtë. Vetëm injoroje atë.”

Kur Hasan el-Basriut, ose dikujt tjetër i shtrohej pyetje e ngjashme, ai thoshte:

“Vetëm injoroje atë.” Por pyetësi këmbënguli, pas së cilës ai tha: “A dëshiron të bësh që ai të del? Vetëm injoroje atë.”


1 Ebu Davudi (166) dhe el-Hakimi (1/227) i cili tha:

”Hadithi është autentik sipas kushteve të Bukharit dhe Muslimit.”

Autentik sipas Albanit në ”Sahih Sunen Ebi Davudi” (166).

2 Ebu Davudi (167). Autentik sipas Albanit në ”Sahih Sunen Ebi Davudi” (167).

Shpërndaje: