Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të marrësh dije nga Bidatçiu

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Disa pasues të bidateve e përdorin si argument hadithin e Ebu Hurejras për të argumentuar se është e lejuar që të merret dija nga bidatçitë sepse Ebu Hurejra mori dije nga shejtani.”

Përgjigje: “Ai ka marrë dije nga i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem dhe jo nga shejtani. I dërguari i Allahut është ai i cili e informoj atë për këtë, dhe ai nuk ka marrë dije nga shejtani.

Ebu Hurejra nuk u mbështet në thënien e shejtanit! Përkundrazi, ai është mbështetur vetëm në thënien e të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem. I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem i tha atij:

صدقك و هو كذوب

“E ka thënë të vërtetën, edhe pse ai është gënjeshtarë.”

Ky justifikim është i kotë.”

Shpërndaje: