Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të mësuarit e besimit për disa minuta

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (329) 

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ai i cili thotë se është e mundur të mësohet besimi (akideja) për disa minuta, atë e pyesim në vijim. Çfarë është ai besim të cilin mund ta mësojë muslimani për disa minuta? A mendon ai se besimi mund të mësohet në mënyrë të përgjithshme për disa minuta apo se mundet të mësohet besimi në mënyrë të detajuar për disa minuta? Nëse thotë se mundet të mësohet në mënyrë të përgjithshme, atëherë ne themi se kjo është e mundshme të mësohet në mënyrë të përgjithshme sikurse ceket në hadithin e imanit: “Të besosh Allahun, melekët e Tij, librat e Tij… deri në fund të hadithit.

Por nëse thotë se është e mundshme që besimi të mësohet në mënyrë të detajuar për disa minuta, ne i themi atij së pari:

A ke për qëllim arabët apo joarabët?

Nëse thotë kam për qëllim arabët, a nuk është kështu? Që këtu ti do të jesh i vetëdijshëm për problemin që do të lindë nëse do të jesh në vendin e tyre ose nëse do të shprehësh dyshimin e tyre.

U themi atyre: Nëse ke për qëllim vetëm arabët, ky është gabimi i parë.

Sepse ti e di se Islami nuk është dërguar vetëm tek arabët në veçanti por tek të gjithë njerëzit.

Pastaj së dyti u themi atyre: A ke për qëllim arabët e pastër të cilët e kuptojnë gjuhën arabe, gjuhën e Kuranit fisnik pa e mësuar atë?

Nëse thotë: “Po.”

Ne i themi atij: “Ti je injorant” sepse arabët janë përzier me joarabët kështu që nuk kanë mundësi ta kuptojnë Kuranin i cili ka zbritur në gjuhën arabe vetëm se duke studiuar gjuhën, shkencat e saj dhe terminologjinë e saj dhe të ngjashmet me to. Pastaj themi se dijetari i cili dëshiron t’u mësojë njerëzve besimin që ka ardhur në Kuran dhe në sunnet, a jeton ai në një ambient i cili ngjason me ambientin e selefëve të parë të cilët kanë shembull profetin dhe sahabët e tij, apo jeton në një ambient me mendime të ndryshme dhe karaktere dhe edukatë të prishur?

Unë gjithashtu mendoj se -nëse do Allahu- ai do të thotë të vërtetën dhe do të thotë: Jo, ky dijetar jeton në një ambient që ndryshon në çdo aspekt me kohën e selefëve. Kështu që personi i cili thotë se është e mundur që ta kuptosh për disa minuta në mënyrë të detajuar besimin (akiden) që ka ardhur në Kuran dhe sunnet, ky person në të vërtetë ”jeton në një botë imagjinare”.

Shpërndaje: