Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/13883
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Unë kam një vëlla më të vjetër se unë që jeton në Jemen. Ai dëshiron të paguajë zekatul-fitrin për mua dhe familjen time në Rijad. A është kjo e saktë?
Përgjigje: Nëse gjendja juaj është një dhe ju jeni ortak në pasuri atëherë është në rregull që ai të paguaj për ju dhe familjen tuaj, ku ai jeton. Megjithatë, është më e saktë, më mirë dhe më e sigurt që ti të paguash për familjen dhe gruan tënde që jetojnë me ty, aty ku ju jeni. Shumë dijetarë thonë se është obligim për të paguar zekatul-fitrin për vete dhe familje aty ku jeton. Kjo është ndihmë ndaj të varfërve të vendit dhe një bamirësi për ta në mënyrë që ata të mos kenë nevojë të lypin. Në vend të kësaj ata mund ta kalojnë kohën e tyre si vëllezërit e tyre dhe përjetojnë gëzimin dhe lumturinë e bajramit në vend se të lypin nga njerëzit.
Pra, është më mirë, më e sigurt dhe më e përshtatshme që ti ta paguash zekatul-fitrin për ty dhe familjen tënde ku ti jeton. Por në qoftë se ti i jep atij leje dhe ai e paguan zekatul-fitrin për ty, ose nëse ju jeni ortak në pasuri atëherë kjo është e saktë dhe e vlefshme. Por siç thashë është më mirë që ti ta paguash në vendin ku ti jeton për ty dhe familjen tënde pavarësisht nëse ju jeni ortak apo jo.