Autor: Imam Muhammed bin Abdul-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 72-75
Përktheu: Valdet Gashi
1 – Është transmetuar në mënyrë autentike nga Aishah -radijAllahu anha- se Ummu Selemeh i tregoi të dërguarit të Allahut ﷺ në lidhje me imazhet që ajo kishte parë në një kishë të quajtur Maria në Abisini. Ai tha:
“Kur të vdes robi i devotshëm apo burri i devotshëm në mesin e tyre, ata ndërtojnë faltore mbi varrin e tij dhe bëjnë imazhe të tilla. Ata janë krijesat me të këqija tek Allahu.”
Bukhari (434) dhe Muslimi (528).
Shpjegimi
Kur ata emigruan në Abisini panë një kishë që nasarat e nderonin, të quajtur “Kisha e Marisë.” Në të kishte imazhe dhe zbukurime.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Kur të vdes burri i devotshëm në mesin e tyre…”
Kjo sqaron gjendjen e nasarave dhe se ata shkuan në ekstrem lidhur me të vdekurit e tyre.
Profeti ﷺ tha:
“…dhe bëjnë imazhe të tilla.”
Ata i bëjnë imazhe njeriut të devotshëm dhe ndoshta edhe pasuesve të tij siç ndodhi në umetin e Nuhut (alejhis-selam).
Profeti ﷺ ka thënë:
“Ata janë krijesat më të këqija tek Allahu.”
Do të thotë ata të cilët veprojnë në këtë mënyrë sepse veprimet e tyre shkaktojnë idhujtarinë. Në parim ata veprojnë në këtë mënyrë vetëm për shkak se kanë besime pagane. Ata shenjtërojnë varret dhe ndërtojnë mbi to për t’i adhuruar dhe për t’u kërkuar ndihmë. Prandaj ata janë krijesat më të këqija. Ai që vepron në këtë mënyrë i ngjan nasarave dhe vepron sikurse ata. Ai që i ngjason një populli i përket atij populli. Qëllimi i kësaj është një paralajmërim kundër veprimit të tyre. Umeti ka rënë në të. Prej llojit më të keq janë rafidat që kanë ekstremizëm ndaj familjes së profetit ﷺ. Ata ishin të parët që ndërtuan xhami mbi varre dhe i adhuruan ato karshi Allahut. Pas kësaj kishte individë nga Ehl-us-Sunneti në shumë vende muslimane që i pasuan ata verbërisht në këtë. Në këtë mënyrë umeti i ka pasuar kufarët hap pas hapi.
2 – Këta njerëz ranë në dy sprova; një me varre dhe një me skulptura.
Ata shenjtëruan varret dhe bënë imazhe. Të njëjtën gjë veprojnë njerëzit e këtij umeti të cilët u ngjasojnë atyre. Ata janë të ngjashëm me nasarat ashtu edhe me popullin e Nuhit ﷺ.