Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të punosh si mësimdhënëse nëpër shkolla ku ka përzierje të gjinive

Shejkh Ubejd bin Abdilah el-Xhabirij 

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Gruaja ime dëshiron të punoj si mësimdhënëse në shkolla ku ka përzierje të dy gjinive. Çfarë është këshilla juaj në lidhje me këtë?

Përgjigje: Unë e këshilloj këtë grua që ta dëgjoj dhe t’i bindet burrit të saj. Bindja ndaj burrit, është obligim për gruan. Thotë Allahu i Lartësuar:

الرِّجَالُ قَوَّامُونَ عَلَى النِّسَاء بِمَا فَضَّلَ اللّهُ بَعْضَهُمْ عَلَى بَعْضٍ وَبِمَا أَنفَقُواْ مِنْ أَمْوَالِهِمْ

“Burrat janë përgjegjës dhe mbikëqyrës për gratë, ngase Allahu ka graduar (shquar) disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata shpenzojnë nga pasuria e tyre.” (4:34)

Kjo është këshilla ime për të. Nëse ajo vazhdon me atë kërkesë dhe del nga shtëpia pa lejen e tij, melaiket e mallkojnë atë derisa ajo të kthehet në shtëpi.

Këshilla ima për burrin është se ai të sillet ndaj gruas së tij në mënyrën më të mirë. T’ia tregoj asaj këtë këshillë, të jetë i butë me të por të mos ia lejojë asaj këtë gjë. Sepse mësimdhënia në vende ku ka përzierje gjinishë në shtete joislame si: Amerikë e Britani të Madhe, nuk është sikurse përzierja e gjinive në shtetet islame. Në shtetet islame – në shkollat ku ka përzierje -, ka ende drojë, sjellje të mira e turp. Ata janë popuj që nuk kanë turp, drojë e sjellje të mira andaj edhe e këshillojmë atë që të mos e kundërshtojë burrin e saj duke dhënë mësim në shkollë ku ka përzierje të gjinive.

Ajo që unë kam kuptuar nga përzierja në mes gjinive nëpër shkolla, që nxënësit janë të rritur në moshë. E nëse nxënësit janë të vegjël në moshë, si p.sh. nëpër çerdhe, nuk ka asgjë të keqe insha Allah. Me kusht që të mos jenë prezent nëpër klasë apo sallë, mësues meshkujt. Pra, këto klasë janë të veçanta për to ku i mësojnë fëmijët e vegjël. Pra, nuk ka të keqe nëse do Allahu. Do të ishte më mirë që meshkujt të ndahen nga femrat edhe pse janë të vegjël. Por nëse ata janë ende të vegjël në moshën 3-5 vjeçare, nuk ka të keqe insha Allahu që ata të tubohen në një klasë të vetme dhe të mësohen nga një mësuese e vetme pa pasur ndonjë mashkull. Apo të ketë mësues meshkuj të vetëm. Ndërsa të ketë burra dhe gra të mësojnë një grup të vetëm, të kenë një sallë të vetme, apo klasë të vetme, apo dhoma pushimi të vetme; – kjo është ajo çfarë ne paralajmërojmë kundër saj.

Shpërndaje: