Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të qarët në Xhehenem

Imam Zejnud-din Ibn Rexheb El-Hanbeli (v. 795h)

Burimi: Et-Tekh’uijfu minen Nari, fq. 162-164

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu i Lartësuar ka thënë:

فَأَمَّا الَّذِينَ شَقُوا فَفِي النَّارِ لَهُمْ فِيهَا زَفِيرٌ وَشَهِيقٌ

”Ata që do të jenë të mjerë, do të hyjnë në Zjarr, ku do t`i presin veç ofshamat e vajtimet.” 1

Er-Rabi`i Ibn Enes ka thënë: ”Ofshamat vijnë nga qafa ndërsa vajtimet vijnë nga gjoksi.”

Katade ka thënë: ”Zëri i jobesimtarit në zjarr është i njëjtë si zëri i gomarit. Ai fillon me ofshamë dhe përfundon me vajtim.”

Allahu (Azze ue xhel) ka thënë:

وَهُمْ يَصْطَرِخُونَ فِيهَا

”Atje, ata do të thërrasin.” 2

Ebi Umameh tregon se Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë: ”Pashë një ëndërr.” dhe tregoi një hadith të gjatë, ndër të tjerash tha edhe: ”Më pas vazhduam dhe pamë një tym dhe dëgjuam një ulërimë.” Unë thash: ”Çfarë është kjo?”Më tha: ”Ky është Xhehenemi.” E transmeton Taberaniju dhe të tjerët.

Enes Ibn Malik ka transmetuar se Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë: ”E qajtura do të hidhet mbi banorët e zjarrit dhe ata do të qajnë deri sa t`u harxhohen lotët.” E transmeton Ibn Maxheh

Transmeton Ebi Musa nga babai i tij se ka thënë: ”Banorët e zjarrit do të qajnë shumë në zjarr, sa që nëse anijet do të vendoseshin që të lundronin mbi lotët e tyre, ato(anijet) do të lundronin. Më pas ata (banorët e zjarrit) do të lotojnë gjak pas lotëve (të cilat iu mbaruan).”

Salih El-Murri ka thënë: ”Më ka arritur mua se ata (banorët e zjarrit) do të ulërasin në zjarr derisa zëri i tyre do të humbas…”

Muhamed Ibn Ka`b ka thënë: ”Ata ofshojnë në Xhehenem edhe Xhehenemi ofshon. Ata vajtojnë edhe Xhehnemi fillon të vajtojë si shkak i ndalesave që ata i konsideruan të lejuara.” Tha: ”Ofshamat vijnë, nefsi dhe vajtimet vijnë nga të qarët.”

Ibn Abbasi në lidhje me fjalët e Allahut të Lartësuar:

لَهُمْ فِيهَا زَفِيرٌ وَشَهِيقٌ

”do t`i presin veç ofshamat e vajtimet.”

Ka thënë: ”Janë zëra të lartë dhe zëra të ulët.”

Maliku transmeton nga Zejd Ibn Eslem se ka thënë rreth fjalës së Allahut të Lartësuar:

سَوَاءٌ عَلَيْنَا أَجَزِعْنَا أَمْ صَبَرْنَا مَا لَنَا مِنْ مَحِيصٍ

”Rënkojmë apo durojmë, për ne njësoj është, nuk do të ketë shpëtim.” 3

Zejdi ka thënë: ”Duruan njëqind vjet, më pas qajtën njëqin vjet dhe më pas thanë: ”Rënkojmë apo durojmë, për ne njësoj është, nuk do të ketë shpëtim.”

Transmeton Ibn ebi Dun`ja se Rijah El-Kajsij kaloi pranë një djaloshi të vogël i cili po qante. Ndaloi pranë tij dhe e pyeti: ”O djalosh! Çfarë të bëri të qash?” Djaloshi nuk i tha asgjë dhe as nuk iu përgjigj. Më pas Rijahu filloi të qajë dhe tha: ”Nuk do të ketë për banorët e zjarrit pushim, vetëm se qarje dhe filloi (edhe vetë) të qajë.”


1 Hud 10:106

2 El-Fatir 35:37

3 Ibrahim 14:21

Shpërndaje: