Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: Miftah Dar Se’adeh 1-273
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Mjekët dëshmojnë mbi dobinë dhe mirësinë e të qarit të fëmijës duke thënë se në trurin e fëmijës ka një lloj lagështie, poqë se mbetet ajo lagështi në trurin e tyre, do të ndikoj shumë negativisht në të, dhe se të qarat largojnë këtë lagështi nga truri i tij. Me mënjanimin e kësaj lagështie, truri forcohet dhe përmirësohet.Gjithashtu, të qarat i zgjerojnë kanalet e frymëmarrjes, i hapin venat e gjakut dhe i forcojnë nervat. E shumë e shumë dobi e mirësi ka fëmija kur qanë dhe bërtet. Duhet marrë parasysh këtë urtësi në të qarë e cila ndonjëherë shkaktohet nga dhembja e dëmshme e që ti nuk e din dhe as që të shkon mendja në atë që mund t’i sjell dobi fëmijës. Pra në dhembjen që ndjen fëmija, shkaqet që sjellin atë dhe pasojat e mira që vinë prej saj (kur fëmija qanë), ka urtësi të shumta, të cilat shumica e njerëzve nuk i dinë.