Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të qarit në namaz

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fet’h Dhil-Xhelali uel-Ikram (2/389)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A prishet namazi i personit të cilit i ndodhë që gjatë namazit të dëgjojë për një aksident, me ç’rast ai fillon të qajë më zë të lartë?”

Përgjigje: “Fjalët e dijetarëve sugjerojnë se në këtë rast namazi nuk prishet, për shkak se ai nuk mund ta ndalojë të qarit. Nuk ka dallim mes të qarit për shkak të frikës ndaj Allahut dhe të qarit për shkak se ka ndodhur një aksident, për të cilin ai apo dikush tjetër ka dëgjuar. Nëse nuk bëhet me qëllim, e qara nuk e dëmton dhe as nuk ndikon në namazin e tij.”

Shpërndaje: