Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: https://www.binbaz.org.sa/fatawa/4478
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi për të qeshur në namaz? A duhet ta përsëris namazin personi që qeshë?
Përgjigje: Të qeshurit e anulon namazin sipas të gjithë dijetarëve, namazi i personit që qesh nuk është i vlefshëm. Ky gjykim vlen edhe për atë që flet me qëllim gjatë namazit. I vetmi përjashtim është nëse ai flet nga harresa apo për shkak të paditurisë. Namazi i personit që harron dhe i atij që është i paditur nuk anulohet. Ndërsa të qeshurit në çdo rast, e prish namazin pasi kjo tregon pasi që kjo tregon neglizhencë dhe shpërfillje ndaj namazit.