Shejkh Ubejd bin Abdilah el-Xhabirij
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Në vendin tonë ka disa njerëz të cilët shpifin ndaj Shejkh Rabis dhe i quajnë selefit “Medkhali” ose “Xhemi”. Si t’i përgjigjemi kësaj?”
Përgjigje: “Çështja e parë që mund të them, është se: nuk është e çuditshme që bidatçitë të fyejnë/përbuzin thirrësit e Sunnetit dhe dijetarët. Kjo gjë daton nga kohët e hershme, nga koha kur filloi shfaqja e bidateve.
Pra, fyerja e thirrësve të Ehlu-Sunnetit ishte qysh në kohët e vjetra. Prandaj, mos u habitni aspak në këtë pikë. Nëse e dëgjon dikë se si e fyen një dijetar prej dijetarëve të Ehlu-Sunnetit, pa marrë parasysh se a është Shejkh Rabia apo dikush tjetër nga dijetarët të cilat janë të njohur në pasim të Sunnetit dhe që thërrasin në të, kjo është shenjë se ai është bidatçi.
Kështu pra, keni kujdes dhe qëndroni larg prej tij. Qoni duart prej tij dhe distancohuni nga ai. Nuk ka asgjë të keqe që ai të këshillohet, ngase ai mund të jetë i mashtruar nga dikush tjetër. Nëse ai e pranon këshillën dhe qëndron larg prej saj (fyerjes së dijetarëve) dhe tregon dashuri për dijetarët e Sunnetit, atëherë ai është prej nesh dhe ne jemi me të. Mirëpo, nëse ai nuk e pranon këshillën, atëherë ai është një bidatçi, njeri i lajthitur dhe mos e humbni kohën me të.”