Imam Salih bin Muhammed el-Luhejdan
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=146268
Pyetje: “Pse po flitet sot aq shumë në lidhje me Shejkh Rebin dhe thuhet se ai është Murxhi dhe thuhen gjëra të ndryshme për të?”
Shejkh Luhejdan: “Kush?”
Pyetësi: “Shejkhu ynë dhe Alameh Rebi. Pse po flasin ata sot aq shumë për të?”
Shejkh Luhejdan: “Ndëgjo! Ndëgjo! Shejkh Rebi është një njeri i shkëlqyer. Ka mirësi në të. Për fat të keq, këta të rinj kanë marrë guximin që ta kritikojnë atë pa dije. A po kupton?”
Pyetësi: “Po.”
Shejkh Luhejdan: “Ky është një shkak që i privon ata nga mirësitë e dijes.”
Pyetësi: “A do të thotë se fjalët e tyre nuk duhet të pranohen pa marrë parasysh se çfarë thonë ata?”
Shejkh Luhejdan: “Kurrë. Ato nuk duhet të pranohen. Ato nuk duhet të pranohen.”
Pyetësi: “Ata thonë se ai vetëm flet për dijetarët, d.m.th i kritikon ata tërë kohën.”
Përgjigje: “Jo jo, ai nuk i përfolë dijetarët por i refuzon ata që mëkatojnë haptazi dhe të cilët duhet të refuzohen.”