Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të rinjtë iu bashkangjiten Hauarixhëve? Ky është kurimi!

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/15550
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Të rinjtë me entuziazëm dhe pasion të zjarrtë janë objektivi i parë i sekteve devijuese dhe ekstreme. Çfarë i këshilloni të rinjtë që të kenë kujdes nga këto sekte Tekfirisite dhe qëllim këqinjë?”

Përgjigje: ”I këshilloj të rinjtë që të kërkojnë dituri Sheriatike tek dijetarët në mënyrë që ata të mësojnë metodologjitë e dy palëve. Dituria e dobishme është e vetmja rrugëdalje. Ata janë të obliguar që të studijojnë tek dijetarët. Xhihadi me rregullat e tij, kushtet dhe lidership përmenden në librat e akides.

Ska dyshim se të rinjtë janë një objektiv për njerëzit e devijuar me ideologji shkatërruese për shkak se ata udhëhiqen nga emocionet dhe pasionet. Ata nuk kanë fare urtësi. Ata nuk kanë njohuri reth gjërave. Ata janë të detyruar t’u referohen dijetarëve dhe të dëgjojnë dhe tu binden pushtetarit. Profeti salAllahu alejhi ue selem i tregoi Hudhejfe bin Jemanit radijAllahu anhu për këto sprova të shumta, misionarëve të devijimeve dhe thirrësave në portat e Xhehnemit; ai që u bindet atyre, hudhet në të. Hudhejfe e pyeti: ”Çfarë më urdhëron që të bëj në qoftë se unë i përjetojë ato?” Profeti salAllahu alejhi ue selem u përgjigj: ”Përmbaju xhematit të myslimanëve dhe udhëheqësit të tyre.” 1

Ky është shpëtimi nga këto sprova; përmbaju xhematit dhe ndëgjo dhe bindiu pushtetarit. Kur sahabët pyetën për fjalimin e tij lamtumirës, i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem tha:

”Çdo njëri prej jush që jetojë më gjatë do të sheh shumë devijime. Prandaj, kapuni për Sunnetin tim dhe Sunnetin e khalifëve të mi të udhëzuar. Shtrëngone atë me dhëmballë. Qëndroni larg risive sepse çdo risi është bidat dhe çdo bidat është devijim.”

Shpëtimi i vetëm është ti përmbahesh xhematit dhe Kuranit dhe Sunnetit. Për këtë duhet referuar tek dijetarët me njohuri të thellë të rrënjosura. Ata ua shpjegojnë njerëzve dallimin mes rrugës së drejtë dhe rrugës së gabuar.”
______________________________
1 Bukhari (3606) dhe Muslimi (1847).

Shpërndaje: