Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherh Ighathat-il-Lahfan (34)
http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah%20-%201%20-%202%20-%201436.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Cila ka përparësi në Sheriat; ajo që është më e sigurt apo ajo që është më e lehtë?”
Përgjigje: ”Ajo që është me e sigurt ka përparësi kur bëhet fjalë për paqartësitë.
I dërguari salAllahu alejhi ue selem sa herë që ka pasur mundësinë që të zgjedh mes dy gjërave, ai zgjodhi më të lehtën. Kjo vlen kur të dyjat janë mbrenda Sheriatit. Në këtë rast pasohet më e lehta. Shembull i tillë është namazi gjatë udhëtimit, është e lejueshme për ta falur namazin e plotë dhe kjo është në esencë, por është më mirë për ta shkurtuar atë sepse ky është Sunneti i të dërguarit salAllahu alejhi ue selem gjatë udhëtimeve. Në këtë rast është më mirë për të marrë rrugën e lehtë se sa të veprohet në bazë të esencës.”