Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ls–1432-05-16.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Këto ditë janë përhapur fletushka në të cilat thuhet se disa ajete të veçanta shërojnë sëmundje të veçanta. Kështu pra specifikohet se disa ajete shërojnë disa sëmundje, apo probleme shëndetësore. Çfarë mendoni për këtë?”
Përgjigje: “Asgjë nuk duhet specifikuar pa argument paraprak. El-Fatiha është specifikuar me argument, e njëjta gjë vlen edhe me suret el-Ihlas, el-Felak dhe en-Nas. Dhe në çdo sure tjetër ka shërim, por asgjë nuk duhet specifikuar pa argument.
Të specifikohet një ajet i veçantë e të thuhet se është shërim pa pasur argument, kjo nuk qëndron, edhe pse ne besojmë se i tërë Kurani është shërim. Çështja është tek specifikimi që e theksuat, pra të thuhet se një ajet ose një sure e veçantë shëron (diçka të caktuar) pa ndonjë argument paraprak, kjo është një gjë e diskutueshme.”