Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të studiuarit e ligjeve që janë në kundërshtim me fenë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Jam një djalosh i cili mësoj në fakultetin e sheriatit në Siri. Aty mësojmë edhe lëndë që kanë të bëjnë me nacional-socializmin, ku mësojmë në libra me ligjet e vëna nga njerëzit. Aty ka gjëra të shumta që janë në kundërshtim me sheriatin islam dhe nxisin për të gjykuar me atë që nuk është e zbritur nga Allahu.

A është e lejuar për mua që të jap para në mënyrë që t’i kaloj këto provime, -duke pasur parasysh se ka mundësi që, ai i cili përgjigjet mirë të mos e kaloj provimin dhe kjo ndodhë më shumë se njëherë, gjë e cila ma vështirëson bërjen davet me gjithë nevojën e vendin për të?!”

Përgjigje: “Myslimani duhet të mësoj lëndët fetare në shkallë të parë, e më pas mëson lëndët jofetare që i bëjnë dobi në dynja; lëndë të cilat janë të lejuara për t’u mësuar. Ndërsa, studimi i kanuneve dhe sistemeve të kufrit, nuk është i lejuar për myslimanin.

Nuk është e lejuar për myslimanin t’i studioj këto lëndë, përveç nëse e ka për qëllim për t’i kritikuar dhe refuzuar ato. Mirëpo, të studiojë (atë që është në kundërshtim me fenë) në mënyrë që të gjej vend pune e të punoj me ato mësime, kjo nuk është e lejuar për myslimanin.”

Shpërndaje: