Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Një grua kërkon nga ju këshilla për gratë të cilat bëjnë davet (thirrje në fe) në mesin e grave tjera.”
Përgjigje: “Së pari, duhet të keni frikë Allahun e Madhëruar dhe të marr dije para se të bëj davet. Patjetër duhet të mësosh para se të bësh thirrje në fe. Sepse njeriu nëse thirr në fe pa diturinë e duhur, ka mundësi që të ndaloj të lejuarën, apo të lejojë të ndaluarën. Ose ta konsideroj të vërtetën lajthitje, apo lajthitjen të vërtetë; e gjithë kjo për shkak të injorancës së tij. Prandaj, themi se është obligim për meshkujt dhe femrat që fillimisht të mësojnë para se të thërrasin në fe.
Thotë Allahu në Kuran:
“Thuaj: ‘Kjo është rruga ime; unë thërras te Allahu me fakte të qarta, unë dhe kushdo që më ndjek mua. Larg të metave është Allahu, e unë nuk jam nga idhujtarët.” (12:108)
“…me fakte të qarta…” – e ka për qëllim me dije të sigurt.
Më pas, thotë Allahu i Lartësuar:
“Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) në mënyrën më të mirë.” (16:125)
Kush mund të thirr në fe me urtësi e këshillë të mirë dhe të polemizojë me të tjerët në mënyrën më të mirë?
Askush përveç dijetarëve.
Prandaj, për thirrësin/thirrësen para së gjithash është obligim që të mësojë. Kur njeriu të arrij dije e cila e përgatitë atë për të thirrur në fe, vetëm atëherë mund të jetë i tillë me kërkesat që Allahu i ka përmendur në ajetin paraprak: urtësi, këshillë e mirë dhe polemika në mënyrën më të mirë.”