Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Ligjërata “Fadlul-‘Ilm uel-‘Ulema”
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Dikush pyet në lidhje me përdorimin e enashideve islame, se a është një mënyrë për të thirrur në Islam?
Përgjigje: Nuk ka enashid Islame. Përdorimi i fjalës “Islame”, është gabim. Por nëse themi vetëm enashid, atëherë kjo është ajo që gjendet tek Sufistët, sepse kjo është prej fesë së tyre.
Ndërsa, tek Ehlus-Sunneti nuk ka absolutisht enashide fetare.
Ata kanë poezi dhe kjo nuk ka asnjë të keqe, ngase poezia është lexuar edhe në prani të të dërguarit ﷺ. Ka dallim në mes të poezisë dhe enashideve. Poezia është e lejuar, ndërsa enashdet janë risi nëse ato i atribuohen fesë (v.p.: e nëse nuk atribuohen fesë, atëherë janë vetëm të ndaluara e jo edhe risi).