Alameh Muhammed Takijj-ud-Din el-Hilali (v. 1407)
Burimi: Redd ala Rasa’il fish-Shirk, fq. 116-117
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Disa bidatçi pagan dhe adhurues të varreve kanë shpikur tezat ndaj të ashtuquajturës Uehabijjeh. Megjithatë, nuk ka asnjë grup të tillë në sipërfaqen e tokës me këtë emër. Bidatçitë dhe idhujtarët e kanë shpikur këtë emër për ta zbatuar atë mbi të gjithë ata që e adhurojnë vetëm Allahun, që pasojnë Sunnetin e të dërguarit të Allahut ﷺ dhe iu shmangen risive dhe bidateve.
Në të njëjtën mënyrë, idhujtarët e quajtën të dërguarin e Allahut ﷺ me emrin “Mudhammam” (i kritikuar). Në fakt, adhuruesit e idhujve të djeshëm ishin më të mençur sesa ata të sotmit. Idhujtarët e djeshëm e quanin profetin ﷺ për diçka që sipas gjuhës së tyre me të vërtetë kritikohet. Në fakt, ata ishin të kritikuarit. Profeti ﷺ është i pastër dhe nuk ndikohet nga dënimi i tyre. As pasuesit e tij të devotshëm kurrë nuk do të ndikohen nga përqeshja e armiqve të tyre. Sa për idhujtarët e sotëm, ata janë injorantë sikurse lidhur me formulimet ashtu edhe me kuptimet. Të quash pasuesit e së vërtetës me emrin “Uehabijeh”, pas emrit të Allahut “el-Uehab” është një nga emrat më të bukur.