Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të tillët e urrejnë Islamin dhe muslimanët më së shumti

Alameh Abdurr-Rrahman bin Nasir es-Sa’di (v. 1376)

Burimi: Tajsir-ul-Kerim, fq. 241-242

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (xhela ue ala) ka thënë:

لَتَجِدَنَّ أَشَدَّ النَّاسِ عَدَاوَةً لِّلَّذِينَ آمَنُواْ الْيَهُودَ وَالَّذِينَ أَشْرَكُواْ وَلَتَجِدَنَّ أَقْرَبَهُمْ مَّوَدَّةً لِّلَّذِينَ آمَنُواْ الَّذِينَ قَالُوَاْ إِنَّا نَصَارَى ذَلِكَ بِأَنَّ مِنْهُمْ قِسِّيسِينَ وَرُهْبَانًا وَأَنَّهُمْ لاَ يَسْتَكْبِرُونَ

”Vërtetë do të shohësh se njerëzit me armiqësinë më të madhe ndaj besimtarëve (muslimanëve) janë jehudët dhe idhujtarët dhe do të gjeni më të afërt si miq janë ata që thanë: “Ne jemi nasara (të krishterë)”, pasi që nga mesi i tyre ka priftërinj e murgjër të cilët nuk shfaqin kryelartësi e nuk janë mospërfillës.”1

Allahu e bëri të qartë se cila nga dy palët janë më të afërt dhe më të largët ndaj Islamit dhe muslimanëve dhe tha:

لَتَجِدَنَّ أَشَدَّ النَّاسِ عَدَاوَةً لِّلَّذِينَ آمَنُواْ الْيَهُودَ وَالَّذِينَ أَشْرَكُواْ

”Vërtetë do të shohësh se njerëzit me armiqësinë më të madhe ndaj besimtarëve (muslimanëve) janë jehudët dhe idhujtarët.”

Këto dy grupe njerëzish i përkasin njerëzve me armiqësinë më të madhe ndaj Islamit dhe muslimanëve. Askush nuk bën përpjekje për ti dëmtuar muslimanët sikurse ata. Kjo është për shkak të urrejtjes së tyre të madhe ndaj, tyre për shkak të ligësisë, xhelozisë, kokëfortësisë dhe mosbesimit të tyre.

وَلَتَجِدَنَّ أَقْرَبَهُمْ مَّوَدَّةً لِّلَّذِينَ آمَنُواْ الَّذِينَ قَالُوَاْ إِنَّا نَصَارَى

dhe do të gjeni më të afërt si miq janë ata që thanë: “Ne jemi nasara (të krishterë)”…”

Allahu (te ala) përmendi disa nga arsyet prapa saj, dhe tha:

ذَلِكَ بِأَنَّ مِنْهُمْ قِسِّيسِينَ وَرُهْبَانًا

“…pasi që nga mesi i tyre ka priftërinj e murgjër të cilët nuk janë kryelartë e mospërfillës…

Do të thotë dijetarë zahida (të përmbajtur nga dunjaja) dhe adhurues në manastire. Dituria, zuhudi dhe adhurimi e zbusin zemrën dhe e pastrojnë atë nga mosrespektimi dhe vrazhdësia. Prandaj ata nuk e kanë vrazhdësinë e jehudëve dhe ashpërsinë e idhujtarëve. Një tjetër arsye është:

وَأَنَّهُمْ لاَ يَسْتَكْبِرُونَ

”… të cilët nuk shfaqin kryelartësi.”

Ata nuk janë kryelartë dhe arrogantë kur është fjala për t’iu nënshtruar të vërtetës. Kjo nënkupton se ata janë të afërt me muslimanët dhe kanë një simpati për ta. Njerëzit e përulur janë më afër mirësisë se kryelartët. Një arsye e tretë është:

وَإِذَا سَمِعُواْ مَا أُنزِلَ إِلَى الرَّسُولِ تَرَى أَعْيُنَهُمْ تَفِيضُ مِنَ الدَّمْعِ مِمَّا عَرَفُواْ مِنَ الْحَقِّ يَقُولُونَ رَبَّنَا آمَنَّا فَاكْتُبْنَا مَعَ الشَّاهِدِينَ

“Kur e dëgjojnë atë që i është zbritur të dërguarit (Kuranin), prej syve të tyre rrjedhin lot, ngase e njohin një pjesë të së vërtetës dhe thonë: “Zoti ynë, ne besojmë, pra na regjistro ndër ata që dëshmojnë.”2

D.m.th në umetin e Muhammedit ﷺ. Ata dëshmojnë për njëshmërinë e Allahut dhe shpalljet e të dërguarit të Tij dhe vërtetësinë e tyre. Gjithashtu ata dëshmojnë kundër umeteve të mëparshme, ose duke u besuar ose duke i përgënjeshtruar. Ata janë të drejtë dhe dëshmia e tyre është pranuar. Allahu (te ala) ka thënë:

وَكَذَلِكَ جَعَلْنَاكُمْ أُمَّةً وَسَطًا لِّتَكُونُواْ شُهَدَاء عَلَى النَّاسِ وَيَكُونَ الرَّسُولُ عَلَيْكُمْ شَهِيدًا

”Ne u bëmë juve një popull mesatarë, për të qenë ju dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve, dhe për të qenë i dërguari dëshmitar ndaj jush.”3

Sikur ata u qortuan për pranimin e besimit të tyre shpejtimin drejt tij, prandaj ata thanë:

وَمَا لَنَا لاَ نُؤْمِنُ بِاللّهِ وَمَا جَاءنَا مِنَ الْحَقِّ وَنَطْمَعُ أَن يُدْخِلَنَا رَبَّنَا مَعَ الْقَوْمِ الصَّالِحِينَ

“(dhe thonë) Përse të mos besojmë Allahun dhe atë të vërtetë që na erdhi, duke qenë se ne dëshirojmë me shpresë që Zoti ynë do të na çojë (në xhenet) së bashku me njerëzit e mirë.”4

A të mos besojmë në Allahun, pasi kemi marrë të vërtetën të qartë nga Zoti ynë? Nëse ne besojmë dhe ndjekim të vërtetën, ne shpresojmë që Allahu të na fus në xhenet me të mirët. Përse të mos besojmë? A nuk kërkon kjo për shpejtim në përulje të besimit dhe nuk e shtynë atë?

Allahu (te ala) ka thënë:

فَأَثَابَهُمُ اللّهُ بِمَا قَالُواْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا وَذَلِكَ جَزَاء الْمُحْسِنِينَ

“Për atë që thanë, Allahu i shpërbleu me xhenete, nën të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Ky është shpërblimi për njerëzit që veprojnë të mirën dhe të drejtën.”5

Për besimin që ata e kanë thënë dhe deklaruar kur ata e kanë pranuar të vërtetën. Këto ajete u shpallën në lidhje me të krishterët që besuan në Muhammedin ﷺ, sikurse Nexhashiu. Edhe sot ka njerëz në mesin e tyre të cilët zgjedhin Islamin dhe e kuptojnë se sa e rreme feja e tyre është. Këta njerëz janë më afër Islamit sesa jehudët dhe idhujtarët.

Pasi Allahu përmendi shpërblimin e të mirëve, tani përmendi edhe ndëshkimin e të këqinjëve, duke thënë:

وَالَّذِينَ كَفَرُواْ وَكَذَّبُواْ بِآيَاتِنَا أُوْلَئِكَ أَصْحَابُ الْجَحِيمِ

“Ndërsa, ata që mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet Tona, janë banues të zjarrit.”6

Sepse ata bënë kufër në Allahun dhe e përgënjeshtruan shpalljen e Tij që qartëson të vërtetën.


1 5:82

2 5:83

3 2:143

4 5:84

5 5:85

6 5:86

Shpërndaje: