Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Muslimani gjithnjë duhet të jetë i përkushtuar në bindje ndaj Allahut dhe në adhurimin e Tij, të kujdeset për obligimet fetare, dhe të largohet nga gjërat e ndaluara në Ramazan dhe jashtë Ramazanit.
Disa njerëz përpiqen (me ibadete) në Ramazan, por kur mbaron Ramazani, ata nxitojnë t’u kthehen veprimeve të tyre të këqija. Ramazani nuk i bën dobi një personi të tillë sepse ai ka patur për qëllim që kur të mbarojë Ramazani, të kthehet në atë që ishte më parë, në mëkate, në vepra të këqija, në dëfrim dhe neglizhencë.
Këtij nuk i bën dobi muaji i Ramazanit. Sepse bindja ndaj Allahut nuk është e kufizuar për një kohë të caktuar dhe pastaj mbaron. Jo! Bindja ndaj Allahut është gjithmonë.
Thotë Allahu (te ala):
“Dhe adhuroje Zotin tënd, deri sa të të vijë ty e sigurta.” El-Hixhr 15:99
Do të thotë vdekja. Pra veprat e muslimanit nuk mbarojnë vetëm nëse ai vdesë.
“Kur një person vdes, veprat e tij ndërpriten përveç tre gjërave: sadakaja e rrjedhshme, dija (që ka lënë pas) nga e cila përfitohet dhe fëmija i drejtë që lutet për të.” (Hadith).
O vëllezër! Është e detyrueshme që të madhërojmë atë që Allahu e bëri të shenjtë.
”Kushdo që madhëron atë që Allahu e ka bërë të shenjtë, atëherë kjo është më e dobishme për të tek Zoti i tij.” Haxh 22:30
“Kushdo që madhëron dispozitat e Allahut, atëherë ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave.” Haxh 22:32
Është detyrë për ne që të madhërojmë atë që Allahu e bëri të shenjtë, gjatë Ramazanit dhe jashtë Ramazanit.