Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të ulurit në xhami ndërkohë kur praktikohen bidatet

Alameh Rabi’ bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: El-Lubab, fq 35.
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e lejueshme të ulurit në një vend ku ka bidate sikurse duaja me xhemat, leximi i Kuranit dhe leximi i poezisë “el-Burdeh” pas ose para namazit?

Përgjigje: Unë besoj se kjo nuk është e lejuar. Fale namazin dhe dil nga xhamia. Mos u ul me ta. Zakonisht ata i bëjnë këto bidate dhe devijime pas namazit. Poezia “el-Burdeh” përmban shirk të madh, andaj si mund të dëgjosh idhujtari?

Ti shkon në xhami për të fituar shpërblimin e Allahut, për të marrë shpërblim për çdo hap gjatë ecjes dhe jo që të vish në në shtëpi plotë mëkate. I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

من رأى منكم منكرا فليغيره بيده ، فإن لم يستطع فبلسانه ، فإن لم يستطع فبقلبه ، وذلك أضعف الإيمان

“Kush sheh nga ju ndonjë të keqe, le ta ndryshojë atë me dorën e tij, nëse nuk mundet, atëherë me gjuhën e tij, e nëse prapë nuk mundet, atëherë me zemrën e tij, dhe kjo është shkalla më e ulët e imanit.” Muslimi (49)

Nëse ata fillojnë me veprimet e tyre, nuk është e lejuar që të ulesh me ta në qoftë se ti nuk i kundërshton në atë veprim dhe nuk e thua të vërtetën. Shpjegoja atyre të vërtetën dhe se kjo është devijim. Këshilloji ata me fjalë të Allahut dhe të dërguarit të Tij ﷺ. Përndryshe, nuk të lejohet ulja me ta nën asnjë rrethanë. Thotë Allahu (te ala):

وَإِذَا رَأَيْتَ الَّذِينَ يَخُوضُونَ فِي آيَاتِنَا فَأَعْرِضْ عَنْهُمْ حَتَّى يَخُوضُواْ فِي حَدِيثٍ غَيْرِهِ وَإِمَّا يُنسِيَنَّكَ الشَّيْطَانُ فَلاَ تَقْعُدْ بَعْدَ الذِّكْرَى مَعَ الْقَوْمِ الظَّالِمِينَ

“Kur t’i shohësh ata të nënçmojnë shpalljet Tona, largohu prej tyre, derisa të kalojnë në bisedë tjetër! E, nëse djalli të bën të harrosh, sapo të përmendesh, mos rri me keqbërësit!” 6:68”

Shpërndaje: