Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/11409
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Cila është domethënia e fjalëve të Profetit (sal Allahu alejhi ue selem):
“Mailat Mumilat. Kokat e tyre janë si pjerrtësia e gungave të devesë.”
Përgjigje: “Ky hadith është autentik dhe transmetohet nga Muslimi se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) cili ka thënë thënë:
“Ka dy lloje të njerëzve banorë të Zjarrit, që unë ende nuk i kam parë, burra me kamxhik si bishtat e lopëve me të cilat ata i rrahin njerëzit dhe gra që janë të veshura dhe të zhveshura, Mailat Mumilat. Kokat e tyre janë si pjerrtësia e gungave të devesë. Ata nuk do të hyjnë në Xhenet, e as nuk do ta nuhasin aromën e Tij e cila arrin shumë larg.“
Kur dijetarët e kanë interpretuar këtë hadith, kanë thënë se këto gra janë të veshura me të mirat që Allahu ua ka dhënë, ndërsa janë të zhveshura në falënderimin ndaj Tij. Dijetarë të tjerë thonë se ato janë të veshura me rroba të holla e të shkurtra, e të njëjtën kohë ato janë të zhveshura pasi që ato rroba nuk e mbulojnë trupin. Prandaj, në gjykim parësorë ato konsiderohen femra lakuriq. Kjo është një mëkat i madh dhe është e obligueshme për gruan të mbulojë veten në prani të shërbëtorit të saj, burrit të motrës, vëllezërve të burrit dhe të gjithë burrat e tjerë të huaj. Ajo duhet të mbulohet tërësisht, duke përfshirë tërë trupin, kokën dhe fytyrën kur ajo është në prani të njerëzve të huaj. Nëse ajo nuk mbulon diçka nga ajo që e ka obligim, ajo konsiderohet sikurse gratë që janë të veshura dhe të zhveshura.
Lidhur me fjalët e Profetit (sal Allahu alejhi ue selem): “Ma’ilat Mumilat”, dijetarët thonë se kuptimi i saj është se ato devijojnë nga e vërteta, dëlirësia dhe gjendja e duhur në drejtim të shkatërrimit e anti-morales dhe njëkohësisht i thërrasin të tjerat në këtë. Pra, ato devijojnë nga dëlirësia dhe gjendja e duhur në drejtim të shkatërrimit, anti-morales, zinasë dhe në atë që nuk është e drejtë. Dhe thërrasin të tjerat në gjëra të pahijshme dhe ndërmjetësojnë në to.
Ndërsa kanë gabuar ata që i kanë interpretuar këto shprehje me ndarje të flokëve në njërën anë. Kuptimi i saktë është të thuhet se ato devijojnë nga e vërteta, dëlirësia dhe gjendja e duhur në drejtim të shkatërrimit dhe në gjendje jo të duhur e duke i nxitur gratë tjera në këtë. Allahu na ruajttë!
Në lidhje me kokat e tyre të cilat janë si “pjerrtësia e gungave të devesë”, kjo është një nga karakteristikat e tyre. Ato mbledhin flokët me gjëra të tjera dhe i zmadhojnë ato. Duket se kjo është karakteristikë e tyre në disa vende në të cilat praktikohen këto veprime të këqija.”