Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të vetmuarit me një burrë të huaj është shkak i rënjes në marrëzira

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Ittihaf-ut-Tul-lab, fq 117
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
 
Një nga parandalimet për të mos rënë në zina, është që një burrë i të mos vetmohet me një grua të huaj.
 
Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

Nuk veçohet burri me një grua, e të mos jetë shejtani i treti me ta.” Tirmidhi (1171).

Nuk i lejohet një burri që të veçohet me një grua me të cilin ai mund të martohet. Nuk ka dallim nëse kjo ndodhë në shtëpi, zyre, veturë, në shkretëtirë apo diku tjetër. Duhet të jetë dikush me ta në mënyrë që ata të mos jenë të vetëm. Shejtani është me burrin dhe me gruan me të cilën ai mund të martohet. Çfarë vepron shejtani me dy njerëz me të cilët ai është vetëm me ta? Ai bën që ata të bien në zina.

Shpërndaje: