Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ti nuk ke nevojë për tefsirin e Sejjid Kutbit “Nën hijen e Kuranit”

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Lika Maftuh bi Afif (59)

Data: 9/8-1428 ose 22/8-2007

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetësi: Çfarë mendoni për tefsirin “Nën hijen e Kuranit” të Sejjid Kutbit dhe a konsiderohet referencë e dijes?

Përgjigje: Elhamdulilah – Ne kemi mjaft libra të tefsirit të shkruar nga imamët që përmbajnë dije, si Tefsiri i Ibn Xheririt, Ibn Kethirit dhe el-Begaviut. Ato janë tefsire të famshme dhe të njohura. Ne nuk kemi nevojë për tefsiret e sotme . Nëse ka ndonjë gjë të mirë në to, ajo e mira vetëm se gjendet në librat e vjetra. Dhe në qoftë se ka gabime në to, ne realisht nuk i pranojmë ato.

Krahasoni atë që është në librin “Nën hijen e Kuranit” me tefsiret e mëparshme të Selefëve. Në qoftë se ajo është në përputhje me to, kjo është e saktë, e në qoftë se jo, atëherë lere atë. Tefsiret e vjetra të Selefëve janë ato që i masin gjërat.

Shpërndaje: