Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)
Burimi: http://muqbel.net/sounds.php?sound_id=4
Data e fetvas: 12/10-1418 ose 9/2-1998
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Së fundi ne dëshirojmë një fjali përfundimtare dhe një këshillë të përgjithshme për Ehl-us-Sunnetin në Irak.”
Përgjigje: “Ne i këshillojmë ata ta kenë frikë Allahun e Lartësuar:
”Ne i këshilluam ata që u është dhënë libri para jush, e gjithashtu edhe juve ju këshillojmë, që ta keni frikë vetëm Allahun.” (4:131)
Pas kësaj ata duhet të jenë të kujdesshëm që të arrijnë dije të dobishme dhe të thërrasin në Islam me mirësi dhe butësi. Prandaj, keni frikë Allahun aq sa të mundeni. Qëndroni larg Hizbive, sepse ata janë mashtrues. Ju nuk do të keni sukses në thirrjen tuaj përderisa ju shkoni pas asaj që ata dëshirojnë. Ne pra ju këshillojmë që të qëndroni larg Hizbive.
Unë nuk jam duke thënë që të bëni atë që ju nuk mund ta bëni. Çdo gjë ka kohën e saj. Dhe se i pranishmi sheh atë të cilin nuk e shohin ata që nuk janë të pranishëm. Për këtë arsye ju këshilloj që të kërkoni dije.
Kushdo që mund të udhëtojë për në Arabinë Saudite, Jemen apo edhe në vendet e tjera si në Egjipt, por kam dëgjuar se vëllezërit atje kanë vështirësi. Vetëm tek Allahu mbështetemi.
Kushdo që ka mundësi që të udhëtojë në Jemen apo në Arabinë Saudite, për tek Shejkh Ibn Baz (hafidhahullah), Shejkh Uthejmin (hafidhehullah), Shejkh Salih el-Feuzan, Shejkh Rabi bin Hadi (el-Medkhali) dhe tek tjerët, duhet ta bëjë këtë dhe të përfitojë prej tyre. E njëjta gjë vlen edhe për të udhëtuar në Jemen.”