Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Tekbiret e Aliut

Imam Abdullah bin Ahmed bin Hanbel (v. 290)
Meseil-ul-Imam Ahmed (3/435-436)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

612 – E pyeta babanë tim për ditët e teshrikut. 

Ai u përgjigj: Nga mëngjesi i ditës Arafatit deri në ditën e fundit të teshrikut. Ditët e teshrikut  janë tre ditët pas ditës së Kurban Bajramit. Tekbiret deri në ikindi, pastaj ato pushojnë. Kështu Ali bin Ebi Talib i lexoi tekbiret.

Babai im tha: Ne e pasojmë këtë.

613 – Babai më tha: Husejn bin Ali el-Xhufi na tregoi, Za’idah na informoi, nga Asim, nga Shekik i cili tha:

Aliu lexoi tekbiret nga mëngjesi i ditës së Arafatit deri pas ikindisë ditën e fundit të teshrikut. Pastaj ai pushoi së lexuari tekbiret.


Ditët e teshrikut janë: dita 11, 12, 13 të muajit Dhul-Hixheh, që do të thotë 3 ditët pas Kurban Bajramit.

Shpërndaje: