Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Sisiletul-Huda uen-Nur, 392/08
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi për bërjen e tekbireve pas namazeve farz? A duhet të bëhen para dhikreve të ligjësuara apo duhet bërë së pari dhikret e ligjësuara?
Përgjigje: Ajo që ne e dimë është se nuk ka tekbire të caktuara pas faljes së namazeve farz gjatë ditëve të Bajramit. Sipas sunnetit ato nuk kanë ndonjë kohë të caktuar por tekbiret janë prej veçorive të këtyre ditëve. Përkundrazi besoj se specifikimi i tyre në këtë formë është gjë e shpikur, gjë e cila nuk ka qenë e njohur në kohën e profetit ﷺ, prandaj përgjigja është që të lexohen njëherë dhikret e ligjësuara pas namazeve farz, ndërsa leximi i tekbireve është i ligjësuar në çdo kohë.
Pyetësi: A specifikohet leximi i tekbireve pas namazeve farz gjatë ditëve të teshrikut?
Përgjigje: Jo, nuk specifikohet asgjë në këtë drejtim. Përkundrazi, të specifikuarit e tyre në një kohë të caktuar është bidat. Tekbiret mund të lexohen në çdo kohë gjatë ditëve të teshrikut.
Pyetësi: E gjatë dhjetë ditëve (të para të Dhul-Hixhes)?
Përgjigje: E njëjta gjë vlen edhe gjatë dhjetë ditëve.
Ditët e teshrikut janë: dita 11, 12, 13 të muajit Dhul-Hixheh, që do të thotë 3 ditët pas Kurban Bajramit.