Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Tekbiret gjatë Kurban Bajramit

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420) 

 Irua-ul-Ghalil (3/125)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Është transmetuar se Aliu -radijAllah anh- bënte tekbire pas namazit të sabahut në ditën e Arafatit deri në ditën e fundit të teshrikut dhe pas ikindisë.

Këtë e transmeton Ibn Ebi Shejbeh (2/1/2) me anë të dy drejtime prej të cilëve njëri është i mirë. Përmes këtij drejtimi transmetoi Bejhaki (3/314) atë. Pastaj ai transmetoi të njëjtën gjë nga Ibn Abbasi. Zinxhiri i tij i transmetimit është autentik. Gjithashtu, el-Hakim (1/300) e ka transmetuar atë prej tij dhe të ngjashme nga Ibn Mesudi.


Ditët e teshrikut janë: dita 11, 12, 13 të muajit Dhul-Hixheh, që do të thotë 3 ditët pas Kurban Bajramit.

Shpërndaje: