Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (2/154-155)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
604 – Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) ka thënë:
“Kur ai do të zbriste në sexhde, bënte tekbir dhe pastaj zbriste në sexhde. Dhe kur ai do të ngrihej nga ulja, së pari bënte tekbir dhe pastaj ngritej.”
Transmetuar nga Ebu Ja’la në “el-Musnad” (2/284): Kamil bin Talha na tregoi: Hatib bin Selemeh na tregoi nga Muhammed bin Amr, nga Ebu Selemeh, nga Ebu Hurejra.
Zinxhiri i hadithit është i mirë.
Hadithi është argument i qartë se është Sunnet që tekbiri të bëhet e më pas sexhdeja, si dhe bën tekbir duke qenë ulur e pastaj ngritet në këmbë. Kjo e zhveftëson atë që veprojnë disa imitues verbërsht, kur e zgjasin tekbirin e tyre nga ulja deri sa të ngriten.