Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Tekbiri e shuan zjarrin me lejen e Allahut

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Lexuesi: Përmendet nga hadithi marfu i Amr Ibn Shuajbit, ku profeti ka thënë:

”Nëse shihni diçka që digjet, lartësojeni Allahun (thuani Allahu Ekber), vërtetë tekbiri e shuan atë.”

Imam Feuzan: Po, kështu shuhet djegia që ndodhë në shtëpi, dyqane ose fabrika. Shpesh kjo ndodh duke shkaktuar dëme në njerëz dhe pasuri, dhe ky trajtohet me tekbir. Dhe kjo është e provuar, sikurse ka thënë Ibn Kajimi. Ndërsa sa i përket asaj se çfarë lidhje kanë këto mes vete. Se si trajtohet duke bërë tekbir? Kjo do të sqarohet. Po!

Lexuesi: Përmendet nga hadithi marfu i Amr Ibn Shuajbit, ku profeti ka thënë:

”Nëse shihni diçka që digjet, lartësojeni Allahun (thuani Allahu Ekber), vërtetë tekbiri e shuan atë.”

Shkaku i djegës është zjarri nga i cili është krijuar shejtani.

Imam Feuzan: Po, dhe ky është aspekti i lidhjes mes tyre, pra lidhet me atë se tekbiri e shuan djegien sepse djegia është nga zjarri nga i cili u krijua shejtani.

Shejtani i tha Allahut: ”Ti më krijove mua nga zjarri.”

Shejtani thotë: ”Ti më krijove mua nga zjarri.” 7:12

“Edhe xhinët i krijuam më parë nga zjarri, nga flaka pa tym.” 15:27

Po!

Lexuesi: Shkaku i ndezjes është zjarri nga i cili është krijuar shejtani dhe në të ka fesad.

Imam Feuzan: Dhe engjëjt u krijuan nga drita dhe bijtë e Ademit u krijuan nga ajo që përmendi Allahu, d.m.th nga dheu. Po!

Lexuesi: Shkaku i djegies është zjarri nga i cili është krijuar shejtani dhe në të ka fesad, fesadi është punë e shejtanit.

Imam Feuzan: D.m.th në zjarr ka fesad që është punë e shejtanit. Gjëja më e rëndësishme për shejtanin është fesadi. Zjarri shkatërron pasuritë dhe njerëzit, dhe bërja tekbir, thënia Allahu Ekber e mposht shejtanin, e mposht shejtanin dhe e mposht zjarrin me lejen e Zotit. Allahu është më i Madh se gjithçka, i pa mangësi dhe i Lartë është Allahu. Po!

Lexuesi: Dhe zjarri me natyrën e tij kërkon lartësi dhe fesad dhe këto dyja janë udhëzimet e shejtanit.

Imam Feuzan: Lartësia dhe fesadi janë prej udhëzimit të shejtanit dhe detyrë e tij. Po!

Lexuesi: Këto dyja janë udhëzimet e shejtanit dhe ai thërret në to, dhe me to i shkatërron bijtë e Ademit. Dhe lartësimi i Zotit të Madhërishëm e mposht shejtanin.

Imam Feuzan: Lartësimi i Allahut d.m.th të thuhet ”Allahu Ekber”, Allahu është më i Madh se gjithçka. Kjo Madhështi, Atij i përket Madhështia në qiej dhe në tokë dhe askush nuk e mposht Madhështinë e Tij, as ndezja, as shejtani. Po!

Lexuesi: Dhe Madhështia e Zotit të Plotfuqishëm e mposhtë shejtanin. Nëse muslimani e lartëson Allahun, zjarri shuhet. Këtë e kemi provuar ne dhe të tjerët, dhe kështu ndodhi.

Imam Feuzan: Po, shuarja e zjarrit me anë të tekbirit, tekbiri e shuan atë me lejen e Allahut, por kjo kërkon që robi të ketë nijet dhe sinqeritet të saktë, dhe zemër të pranishëm. Po!

Shpërndaje: