Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Fitnet-ut-Tekfir, fq. 48-50
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Le të themi se këta pushtetarë me të vërtetë janë renegat jomusliman, dhe le të themi gjithashtu se ata e kanë një pushtetarë mbi ta. Në këtë rast bëhet e detyrueshme për pushtetarin që është mbi ta që ti ndëshkojë me denim sheriatik. Por çfarë dobie praktike keni në aspektin praktik nëse këta pushtetarë pranojmë se janë renegatë jomuslimanë, në qoftë se ne do të themi se ata janë të tillë. Çfarë mund të bëni?
Nëse ata thonë se kjo ka të bëjë me dashurinë dhe urrejtjen! Atëherë dashuria dhe urrejtja është në zemër dhe në pjesët e trupit të ndërlidhura me mundësinë. Nuk është kusht për dashurinë dhe urrejtjen që të publikohet tekfiri. Fakti është se dashuria dhe urrejtja gjithashtu mund të aplikohet mbi bidatçiun, mëkatarin dhe të padrejtin.
Ne e shohim se si jomuslimanët i kanë pushtuar disa vende në vendet islamike. Për fat të keq ne jemi sprovuar me pushtimin e Palestinës. Çfarë mundemi të bëjmë ne dhe ju së bashku kundër tyre, në mënyrë që ju të vetmit të mund të bëni diçka kundër këtyre pushtetarëve që ju i konsideroni jomuslimanë?
Pse nuk e lini këtë çështje mënjanë dhe të filloni të themeloni një bazament mbi të cilin qeveria muslimane duhet të ngritet? Ne themi përsëri dhe përsëri që çdo grupi musliman duhet të punojnë për të rikthyet pushtetin islamik, jo vetëm në vendet islame, por në tërë botën, që të përmbushen fjalët e Allahut (Tebarek ue Te ala):
هُوَ الَّذِي أَرْسَلَ رَسُولَهُ بِالْهُدَى وَدِينِ الْحَقِّ لِيُظْهِرَهُ عَلَى الدِّينِ كُلِّهِ وَلَوْ كَرِهَ الْمُشْرِكُونَ
“Ai (Allahu) është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fé të vërtetë, për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë.”1
Janë përmendur përgëzime në hadithe, që kjo do të ndodhë në të ardhmen. Në mënyrë që muslimanët të përmbushin këtë ajet Kuranorë dhe këtë premtim hyjnor, duhet të ketë një mënyrë të qartë. A sqarohet kjo rrugë përmes shpalljes së revolucionit kundër këtyre pushtetarëve që ata i konsiderojnë jobesimtar dhe renegat? Pavarësisht se faktit se ata me të vërtetë besojnë këtë, ky besim i tyre është plotësisht e gabuar, ata nuk janë në gjendje të bëjë asgjë. Pra cila është mënyra? Cila metodologji duhet pasuar? Pa dyshim mënyra e saktë është ajo për të cilën i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) gjithmonë foli dhe ua kujtoi sahabëve të tij në çdo hytbe:
“Udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit.” 2
Të gjithë muslimanët, dhe veçanërisht muslimanët që kujdesen për të rikthyer pushtetin islamik, janë të obliguar që të fillojnë sikurse filloi i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem). Ne mund të përmbledhim të gjithë atë me dy fjalë: përmes dëlirjes dhe edukimit. Kështu është sepse ne jemi ditmë disa realitete të paluhatshme, që janë neglizhuar. Këta ekstremistë, të cilët janë të interesuar vetëm në shpalljen tekfir mbi pushtetarët. Pastaj nuk ndodhë asgjë. Ata do të vazhdojnë me shalljen tekfir mbi pushtetarët, pastaj ata shkaktojnë vetëm sprova dhe trazira.
Trazirat e këtyre njerëzve – nga trazira në xhaminë së shenjtë në Mekë deri tek trazira në Egjipt dhe vrasjen e Sadatit dhe së fundi në Siri dhe tani në Egjipt dhe Algjeri – janë të qarta për të gjithë. Të gjitha janë vetëm gjakderdhje e muslimanëve dhe njerëzve të pafajshëm për shkak të këtyre sprovave dhe fatkeqësive. Të gjitha këto janë për shkak se ata devijonë nga tekstet në Kuran dhe në Sunnet, ndër më të rëndësishmet janë:
لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ لِّمَن كَانَ يَرْجُو اللَّهَ وَالْيَوْمَ الْآخِرَ وَذَكَرَ اللَّهَ كَثِيرًا
”Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në takimin me Allahun dhe me botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun.”3
Në qoftë se ne duam të ngrisim gjykimin e Allahut në tokë në të vërtetë dhe jo vetëm të pretendojmë këtë, a të fillojmë me bërjen tekfir mbi pushtetarët, kur ne nuk mund të përballem me ta, e të mos flasim për të luftuar kundër tyre? Apo duhet që ne të fillojmë me atë me të cilën i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) filloi e që është e detyrueshme? Natyrisht që përgjigja është:
لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ لِّمَن كَانَ يَرْجُو اللَّهَ وَالْيَوْمَ الْآخِرَ وَذَكَرَ اللَّهَ كَثِيرًا
”Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në takimin me Allahun dhe me botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun.”4
Por me çka filloi i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem)? Për këdo që ia ka ndjerë aromën e dijes, është e qartë se ai e filloi duke i thirrur individët, për të cilët ai besoi se janë të përgatitur të pranojnë të vërtetën. Një nga një sahabët iu përgjigjën atij. Pas kësaj, ata iu nënshtruan torturës dhe vështirësive në Mekë, pastaj erdhi hixhreti i parë dhe pastaj i dyti deri sa Allahu (Azze ue Xhel) e kishte themeluar Islamin në Medine. Pastaj filluan përplasjet dhe konfrontimet. Së pari ata filluan duke luftuar kundër paganëve dhe më pas kundër jehudëve dhe kështu me radhë.
Pra, ne duhet të fillojmë që t’ua mësojmë njerëzve Islamin e vërtetë sikurse veproi i dërguari (salAllahu alejhi ue selem).
1 61:9
2 Muslimi (867).
3 33:21
4 33:21