Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)
Burimi: Nasf-ud-Da´aui eleti karraraha el-Maghraui, fq. 145
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
“Çfarë po ndodh tani? Nuk ka asnjë balancë tani sepse nuk ka islam kolektiv, sepse tani islami është individual. Nuk kemi islam kolektiv. Është humbur që një kohë e gjatë. Nuk ka asnjë balancë tani. Bilanci vjen me kollektivin islamik. Nuk ka asnjë kolektiv islamik. Ne nuk kemi asnjë kolektiv islamik. Bindja është individuale. Ti e gjen një person fetar në një familje dhe pesëmbëdhjetë të devijuar.”
Ky është të menduarit e Hauarixhëve kur ai bën tekfir mbi muslimanët për shkak të mëkateve. Përsëri dhe përsëri, ai thotë se nuk ka islam kolektiv. Do të thotë se bëhet fjalë vetëm për vetëm besime individuale. A nuk është ky besimi i Hauarixhëve që bëjnë tekfir muslimanët për mëkatet? A nuk rrjedh ky besim nga personi i cili i tha profetit (salAllahu alejhi ue selem) kur ai e shpërndau plaçkën e Hunejnit:
“O Muhammed! Kije frikë Allahun!”1?
________________________________________
1 Muslimi (1064).