Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Tekfiri i përgjithshëm dhe specifik nga Ibn Tejmijeh (2)

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: Sherh Akidetis-Selef ue As’habil-Hadith, fq. 55-56

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Imam Sabuni Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Ibn Huzejmeh ka thënë: ‘Kurani është fjala e Allahut dhe nuk është i krijuar. Ai që thotë se Kurani është i krijuar, në realitet nuk beson në Allahun e Plotfuqishëm. Personit të tillë nuk duhet t’i pranohet dëshmia, nuk duhet të vizitohet nëse sëmuret, kur të vdesë nuk duhet t’i falet namazi i xhenazes dhe nuk duhet të varroset me myslimanët! Ai që e ka këtë bindje duhet t’i kërkohet që të pendohet, dhe në rast se nuk pendohet, atëherë është detyrë e shtetit që ta ekzekutoj’.”

Një gjë duhet bërë e qartë se, personi të cilit i arrin e vërteta në lidhje me këtë çështje dhe nuk e pranon atë, ai është jobesimtarë. Dhe vetëm pas kësaj duhet të zbatohen vendimet e lartcekura.

Sa për atë që verbërisht pason në këtë çështje dhe është injorant, ai është një bidatçi i devijuar, por nuk bëjmë tekfiri mbi të. Kjo vlen për injorantët.

Imamët e fesë e kishin këtë metodologji. Ndër ta ishte Imami i Ehlus-Sunnetit Imam Ahmed bin Hanbel. Ai nuk bëri tekfir mbi Me’munin dhe mbi udhëheqësit e tjerë, gjykatësit dhe aksesorët tjerë shtetërorë. Ai bëri tekfir vetëm mbi disa persona të cilët shpikën këtë bindje dhe e futën atë në mesin e njerëzve, siç edhe e thekson Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijeh Allahu e mëshiroftë, në Mexhmu’ul-Fetaua (12/489) kur thotë: “Imam Ahmedi lutej në të mirë të udhëheqësit-halifes dhe të tjerëve, të cilët edhe e kishin fshikulluar dhe burgosur atë. Ai i fali ata për padrejtësinë që ia kishin bërë, dhe për mosbesim në të cilin ata kishin thirrur. Po të kishin qenë ata renegat nuk do të ishte e lejueshme për të që të kërkojë falje për ta. Sepse, sipas Kuranit, Sunnetit dhe Konsensusit të dijetarëve, nuk lejohet të kërkohet falje për jobesimtarët. Këto fjalë dhe veprime provojë në mënyrë të qartë se ai (Imam Ahmedi) dhe imamët e tjerë pas tij nuk bënë tekfir individual mbi Xhehmitë të cilët thanë se Kurani është krijuar dhe se Allahu nuk do të shihet në Ditën e Gjykimit. Gjithashtu, është transmetuar nga Imam Ahmedi se si ai ka bërë tekfir vetëm mbi disa individë të caktuar. Se transmetohen dy mendime nga Imam Ahmadi në këtë çështje është çështje e diskutueshme. Në këtë rast, ajo duhet detajuar në mënyrë që ai ka bërë tekfir mbi individin që i ka përmbushur kushtet e tekfirit dhe se nuk kishte gjëra që e ndalonin bërjen tekfir. Imam Ahmedi, nuk bënte tekfir mbi dikë përderisa nuk plotësoheshin këto kushte, porse bënte tekfir të përgjithshëm. Dëshmia e këtij parimi të rëndësishëm ekziston në Kuran, Sunnet dhe në Konsensusin e dijetarëve islam.”[1]

Kjo është shumë e rëndësishme që të kuptohet. Në ditët e sotme, ka njerëz që thonë se Kurani është krijuar, gjegjësisht Esharitë dhe pjesa tjetër e Mu’tezilive. A e kanë braktisur ata Islamin? Atij që i ka arritur e vërteta, ai e ka braktisur Islamin dhe atij të cilit nuk i ka arritur e vërteta dhe nuk e kupton këtë çështje është një prej bidatçive të devijuar. Megjithatë, ne nuk bëjmë tekfir mbi personin e tillë. Imam Ahmedi, Abdul-Aziz el-Kinani, el-Begavij dhe imamët e tjerë të Islamit thonë se, tekfiri në rastin e tillë është i përgjithshëm, por kur vjen puna për të bërë tekfirit mbi një individ të caktuar, atëherë ata kushtëzojnë se personit së pari duhet t’i arrijë e vërteta. Ai i cili bie në mosbesim, pavarësisht nëse kjo është në lidhje me mendimin se Kurani është i krijuar apo ndonjë gjë tjetër, duhet të trajtohen në këtë mënyrë të detajuar.

Ky klasifikim i detajuar është metodologji e Selefëve. Kushdo që thotë se Kurani është i krijuar është kafir në përgjithësi, por kur është fjala për një individ i cili thotë se Kurani është i krijuar dhe se Allahu nuk do të shihet në Ditën e Gjykimit, ndërsa ai njëkohësisht beson në Kuran dhe Sunnet, në Xhenet dhe Xhehenem, e sheh veten e tij si një mysliman, i plotëson kushtet e fesë e kështu me radhë, ne i themi atij se metodologjia e tij është kufër. Dhe nëse atij i arrijnë provat dhe pastaj vazhdon me atë metodologji të rreme, ai vetë është kafirNe duhet t’ia tregojmë atij dëshmitë nga Kurani dhe Sunneti për t’ia bërë të qartë se metodologjia e tij është kufër. Nëse ai heq dorë prej saj dhe pendohet, qëllimi është arritur. Por, nëse ai vazhdon të pasojë mendimin e tij, ai është kafir. Kërkohet që ai të pendohet, përndryshe shteti duhet ta ekzekutoj.

______________________________

[1] Shejkhu transmeton fjalët sipas kuptimit (v.p.).

Shpërndaje: