Alameh Abdul-Aziz bin Abd-Allah Al esh-Shejkh
Burimi: http://www.al-sunan.org/vb/showthread.php?t=153
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Këto seminare janë mbajtur për të qartësuar gjërat që lidhen me tekfirin dhe për ti paralajmëruar të rinjtë që të mos merren me të. Duke pasur parasysh se unë jam afër një numri të madh të studentëve dhe të të rinjve që nga një kohë e gjatë, unë shoh se si shumë të rinj anojnë kah këto çështje dhe ndjehen mirë me të. Ata nuk janë të obliguar me këtë. Ajo që kërkohet prej tyre është që të mirren dhe të bëjë kërkime mbi atë që është e dobishme për ta në fenë e tyre. Megjithatë, nuk është mirë që të mirren me çështjet që janë specifike për drejtësinë, myftinë apo të ngjashme.
Fakti është që kjo shkakton një devijim dhe largim nga rruga e vërtetë. Kjo gjithashtu mund ta shpie atë që personi të filloj të gjykojë sipas epshit të tij. Nëse për shembull, ai nuk pëlqen veprimet e një personi, apo thotë se veprimet e tij nënkuptojnë se ai e urren fenë, ai bën tekfir mbi bazë të nënkuptimit. Kjo ekziston në disa vende islame. Ka grupe që bëjnë tekfir në bazë të nënkuptimit. Ata thonë për shembull, se fjala e një personi të caktuar nënkupton këtë dhe atë. Megjithatë, dijetarët e parimeve – Usulijjun thonë – dhe dijetarët e tjerë se nënkuptimi i një mendimi nuk është një rrugë që duhet të ndiqet dhe se ai që citon kufrin nuk është kafir. Sigurisht që një person mund të flasë fjalë që kanë vërejtje, por kjo nuk është aq serioze sikurse ata e bëjnë të duket.
Një çështje tjetër që ka bërë njerëzit të mirren me çështjen e tekfirit në përgjithësi është gjykimi me diçka tjetër nga ajo që Allahu ka shpallur. Gjykimi për këtë është i njohur dhe i detajuar në librat e dijetarëve lidhur me Akiden, Hadithin, Fikhun dhe interpretimet e vjetra të Kuranit. Ibn Abasi dhe imamët e islamit kanë folur mbi këtë çështje. Sot, i gjeni pesëmbëdhjetë vjeçarë, shtatëmbëdhjetë vjeçarë, njëzet vjeçarë dhe njëzet e pesë vjeçrë të cilët nuk i kanë kuptuar dispozitat lidhur me Fikhun dhe Akiden, të cilët debaojnë lidhur me çështjen e të gjykuarit me diçka tjetër përveç asaj që Allahu ka shpallur. Këto çështje disa grupe i kanë bërë cak për të ringjallur çështjet e tekfirit.