Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Tekfiri mbi personin që nuk ka veprime të mira – nëse ai ekziston

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: Keshf Akadhib ue Tahrifat ue Khijanat Feuzu el-Bahrejni, fq.102

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ibnul Kajimi (rahimehullah) ka thënë, kur ai qortoi përdorimin e fjalëve të përgjithshme:

Ti duhet të jesh i detajuar dhe i qartë

Ndërsa përgjithësimi pa sqarim

ka shkatërruar njeriun dhe në të gjitha kohërat ka

trazuar mendjet dhe mendimet

Këtu është një gjë që ka nevojë për vëmendje. Nuk është e lejuar për një musliman që të hezitojë që të bëjë tekfir mbi një person, i cili nuk ka bërë asnjë punë të mirë fare, të cilin e përmend vëllau Hahmed – në qoftë se ai ekziston. Por kjo cështje është me të vërtetë vetëm teorike. Kjo nuk është aspak reale. Është e pamundur që një gjë e tillë do të ndodhë tek një musliman. Sheriatet nuk janë bazuar në raste dhe situata që ndodhin shummë rrallë, të cilën Ibnul Kajimi (rahimehullah) tha. Atëherë si mundemi ta shtyejmë davetin tonë dhe të rinjtë tanë në çështje që janë të pabesueshme, ose edhe të pamundura, ti nxisim njerëzit, të humbet kohë në thashetheme dhe të hudhen të rinjtë në kurthe që janë vënë nga tekfirët?

Shpërndaje: